×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

VRASJA E QENVE/ Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve protestë te Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan sot te Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të saj për t’i dhënë fund masakrës me qentë e rrugës.

Ashtu si në shkresën e drejtuar një ditë më parë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë mbylljen e klinikës veterinare të bashkisë që u hap me bujë në vitin 2016 dhe që tani akuzohet se është kthyer në vendin kur qentë vriten me acid kloridrik, në vend që të mjekohen dhe sterilizohen.

Sipas aktivistëve të shoqërisë civile, AMK nuk ka bërë asnjë hap për të zbatuar ligjet për mbrojtjen e qenve, për të cilat mendohet se janë lëvruar rreth 1 miliard lekë fonde, por janë vrarë rreth 14 mijë prej tyre.

Pesë ditë më parë AMK përdori për propagandë një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës së Apelit të një viti më parë, që i jepte të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve, për të mashtruar opinionin publik se ankuesit ishin kundër sterilizimit.

Sipas gjykatës, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë dhe nga ana e AMK-së nuk rezultoi që të jetë kryer ndonjë veprim/mosveprim me dashje, në kundërshtim me parashikimet ligjore/nënligjore apo me vendimet e organit më të lartë drejtues.

Protestat prej disa ditësh të mbrojtësve të kafshëve kanë marrë edhe përkrahjen e shoqatave italiane animaliste. Rreth 80 prej tyre i çuan një letër ambasadores së Shqipërisë në Romë, duke  kërkuar që bashkia e Tiranës dhe të tjera të ndalojnë masakrën ndaj qenve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

Publikuar më 09.05.2021
Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas i...

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas informacioneve paraprake nga Durrësi, sot rreth orës 7:35 është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Durrës/Informacion paraprak Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur […]

Lexo më shumë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Publikuar më 09.05.2021
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjila...

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë ndërruar jetë në Manzë, Durrës. Dyshohet se shtetasit nga Gjilani kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar. Pas kësaj ngjarjeje të […]

Lexo më shumë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

Publikuar më 09.05.2021
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë....

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Paraprakisht bëhet me dije se, sot rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit”  është gjetur në rrugë, pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar. Sipas uniformave blu, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera Lezhë/ […]

Lexo më shumë

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

Publikuar më 08.05.2021
Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë ra...

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze. Në linkun e mëposhtëm ju mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës kineze se në cilin cep të hapësirës ndodhet. Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore. Dje një teleskop në […]

Lexo më shumë

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Publikuar më 08.05.2021
Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rr...

Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rrugës në afërsi të shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë. Siç shihet nga videoja e siguruar nga “JOQ”, vajzat qëllojnë njëra-tjetrën me grushte dhe kapen nga flokët. Ndërkohë nuk dihet shkaku i këtij sherri mes vajzave.

Lexo më shumë

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

Publikuar më 08.05.2021
Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emision...

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë. Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për […]

Lexo më shumë

Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

Publikuar më 08.05.2021
Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Shëngjin të Lezhës. Mësoh...

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se 71-vjeçari kishte ardhur për pushime tek e bija në Lezhë dhe sot kishte shkuar të lahej në det. Dyshimet janë se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të […]

Lexo më shumë

Shqiptarët dhe kokaina/ Pistoleta, municione dhe 60 mijë paund u sekuestruan në Londrën e Veriut (Emrat)

Shqiptarët dhe kokaina/ Pistoleta, municione dhe 60 mijë paund u sekuestruan në Londrën e Veriut (Emrat)

Publikuar më 08.05.2021
Dy persona janë akuzuar pasi u kapën me një armë të mbushur,...

Dy persona janë akuzuar pasi u kapën me një armë të mbushur, municione, 60,000 £ para dhe kokainë, në një apartament në Brent Cross, London North West. Oficerët nga Partneriteti i Krimit të Organizuar – një njësi e përbashkët NCA dhe Shërbimi i Policisë Metropolitane – bastisën pronën në Claremont Road dje (7 maj 2021). […]

Lexo më shumë