×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Votimi në Kosovë/ Kuvendi rrëzon qeverinë e Albin Kurtit!

Pas 12 orësh diskutim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit në një mocion të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK, Agim Veliut.

Gjatë seancës së sotme maratonë në Parlamentin e Kosovës kanë votuar 82 deputetë pro rrëzimit të qeverisë dhe 32 kundër.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Znj. Vjosa Osmani ka dalë hapur kundër rrëzimit të qeverisë së Kosovës. Në një fjalim emocionues, Znj. Osmani u shpreh se nuk do të votojë për rrëzimin e qeverisë së Kosovës, pasi siç tha ajo, “PAN-i nuk duhet të vijë në pushtet”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim për të cilin tha se nuk do të donte ta mbante. Ajo e bindur tha se nuk do të voton asnjë mocion vetëbesimi që e kthen PAN-in në qeveri.

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në qasëtin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri”, është shprehur Osmani.

Kryeparlamentarja tha se me votimin e këtij mocioni rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër.

“Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi”.

Më tej ajo tha se ka repsketuar çdo parim të LDK’së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën, e të cilin edhe e citoi me disa fjalë.

“Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kishte fjalën për partitë e PAN’it”, ka cituar Osmani.

Gjithashtu, për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së.

“E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN-it. Dhe po luftimin e korrupsionit. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it”, ka thënë Osmani.

“Asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar. Para 6 tetorit, pas 6 tetorit dhe sot. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet që kam shpalosur para qytetarëve”.

Në fund, ajo tha se për vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj.

“Unë i bashkohem zërit të Qunit vullnetmirë. Unë do të votoj kundër mocionit. Sepse jam e bindur që do të votoj për të ardhmen e vendit tim. Do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e len pa ministra si Vitia e Abdixhiku. Do të votoj kundër këtij mocioni që mund ta kthejë PAN-in në qeveri”, shtoi Osmani.

Kurti deklaroi se ky mocion kërkon ta lerë vendin pa qeveri edhe pse vendi ndodhet në situatë të vështirë nga koronavirusi.

Sipas tij ka një marrëveshje të për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti deklaroi se ky është një pazar presidencial por nuk do të ketë pazar me qeverinë e tij.

Albin Kurti: ”Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, pa qeverinë që e ka votuar populli Ky mocion do të lerë vendin pa qeverinë që do të luftojë korrupsionin.

Po doni ta leni vendin pa qeveri në kohën e pandemisë së koronavirusit. Këtë qeveri që e ka menaxhuar këtë situatë në mënyrë shembullore.

Ne me qeverinë po japim një shembull edhe për vendet e rajoni. Populli e di që nuk e kam mbështetjen tuaj por unë kam mbështetjen e popullit.

Papunësisë në Kosovë tashmë iu shtua dhe koronavirusi, e ju doni ta leni vendin pa qeveri.

Ky mocion s’ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Veliu apo me heqjen e trupave amerikanë në Kosovë.

Ky mocion ka lidhje me një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një pazar presidencial por pazar me këtë qeveri nuk ka”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cikloni shënon viktimën e dytë në Greqi/ Vdes fermeri shqiptar, u rrëmbye nga uji (Video)

Cikloni shënon viktimën e dytë në Greqi/ Vdes fermeri shqiptar, u rrëmbye nga uji (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Moti i keq, i shkaktuar nga cikloni “Ianos”, i ka marrë jetë...

Moti i keq, i shkaktuar nga cikloni “Ianos”, i ka marrë jetën një tjetër personi në Greqi, mediat greke raportojnë se viktima e radhës është një fermer shqiptar, i cili është rrëmbyer nga ujërat. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të shtune, pas kalimit të motit të keq nga Thesalia. Pasi një grua […]

Lexo më shumë

Cikloni godet Greqinë, reshjet e dendura dhe stuhitë e fuqishme i morën jetën një gruaje (Foto)

Cikloni godet Greqinë, reshjet e dendura dhe stuhitë e fuqishme i morën jetën një gruaje (Foto)

Publikuar më 19.09.2020
Një grua ka humbur jetën në Vassili në Farsala, Thesali, si ...

Një grua ka humbur jetën në Vassili në Farsala, Thesali, si pasojë e ciklonit “Ianos” ka njoftuar Brigada e Zjarrfikësve, gjatë operacionit për shpëtim. Mediat greke shkruajnë se cikloni i rrallë mesdhetar “Ianos” ka goditur fuqishëm disa zona të vendit. Në të gjitha zonat të cilat ka prekur cikloni Shërbimi Zjarrfikës ka pranuar mbi 2450 […]

Lexo më shumë

Greqi/ Tërmet i fuqishëm në Kretë

Greqi/ Tërmet i fuqishëm në Kretë

Publikuar më 18.09.2020
Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar pasditen e së...

Një lëkundje e fortë sizmike është regjistruar pasditen e së premtes në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 Rihter dhe lëkundjet kanë shkaktuar panik të madh te banorët e zonës që kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Momentalisht nuk raportohen persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Lexo më shumë

Erdogan bën një hap pas, kërkon takim me Kryeministrin e Greqisë

Erdogan bën një hap pas, kërkon takim me Kryeministrin e Greqisë

Publikuar më 18.09.2020
Turqia tërhoqi anijen e saj Oruç Reis nga Mesdheu Lindor për...

Turqia tërhoqi anijen e saj Oruç Reis nga Mesdheu Lindor për të lejuar diplomacinë me Greqinë, tha të premten, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se ai është gati të takohet me udhëheqësin Grek për të diskutuar mosmarrëveshjet. Duke folur para gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll, Erdogan tha se ishte gati të […]

Lexo më shumë

Cikloni mbërthen Greqinë, probleme serioze në katër ishuj të Jonit (Foto)

Cikloni mbërthen Greqinë, probleme serioze në katër ishuj të Jonit (Foto)

Publikuar më 18.09.2020
Orët e fundit shteti fqinj, Greqia, është mbërthyer nga cikl...

Orët e fundit shteti fqinj, Greqia, është mbërthyer nga cikloni mesdhetar “Janos”, i cili ka sjell reshje të dendura shiu dhe erë të fortë. Mediat greke kanë bërë publike foto nga situata e krijuar në vend, dhe sipas tyre, e premtja parashikohet të jetë një ditë me reshje të mëdha shiu dhe stuhi, të cilat […]

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 144 raste të reja

Rritet numri i të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 144 raste të reja

Publikuar më 18.09.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1...

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1545 teste ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja të të infektuarve me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj informon se ka regjistruar 97 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 8 persona. Një pacient nga Kumanova i moshës […]

Lexo më shumë

Rritet numri i vdekjeve nga virusi/ 4 persona humbasin betejën dhe 57 rezultojnë pozitivë

Rritet numri i vdekjeve nga virusi/ 4 persona humbasin betejën dhe 57 rezultojnë pozitivë

Publikuar më 18.09.2020
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 […]

Lexo më shumë

Konflikti Turqi-Greqi/ NATO: Edhe Turqia dhe Greqia kanë përgjegjësitë e tyre

Konflikti Turqi-Greqi/ NATO: Edhe Turqia dhe Greqia kanë përgjegjësitë e tyre

Publikuar më 18.09.2020
Një hetim i NATO-s për një bllokim detar midis anijeve franc...

Një hetim i NATO-s për një bllokim detar midis anijeve franceze dhe turke në qershor, është vlerësuar shumë e ndjeshme për t’u diskutuar në publik dhe nuk ndan fajin, pasi Parisi dhe Ankara zhvillojnë një luftë fjalësh, i thanë diplomatët Reuters. Çështja nënvizon vështirësitë e NATO-s me Turqinë, gjithashtu në kundërshtim me Greqinë për të […]

Lexo më shumë