
Nga data 1 deri më 25 gusht, Shqipëra ka pritur rreth 830 mijë pushues, ndërsa vetëm mëngjesin e kësaj të shtune mbërritën 15 mijë shqiptarë të Kosovës.
Për to, destinacionet mbeten plazhet e Durrësit dhe të Shëngjinit. Mirëpo, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bën me dije se në total përgjatë këtij sezoni turistik, përllogaritet që numri i pushuesve nga Kosova që mbërrijnë në Shqipëri të jetë mbi 1 milion.
Por, duke e krahasuar këtë sezon me atë të vitit më parë, pra në 2019-ën, ku janë regjistruar 686 mijë pushues nga Kosova në total, këtë verë kemi më tepër vizitorë edhe pse kushtet për shkak të pandemisë nuk kanë qenë të favorshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply