Vigjilenca ndaj vrimës së Ozonit, një emergjencë

Foto 3 nga 3 Pas Para

“Rimëkëmbja e shtresës së ozonit mbi Antarktidë nuk mund të merret si e mirëqenë dhe kërkon vigjilencë të vazhdueshme.” Ky është mesazhi i doktor Jonathan Shanklin, një nga shkencëtarët që fillimisht dokumentuan rrallimin vjetor të gazit mbrojtës në vitet 1980.

Dr Shanklin, së bashku me Joe Farman dhe Brian Gardiner, alarmuan për herë të parë botën në vitin 1985 se një rrallim i thellë po ndodhte në shtresën e ozonit sipër Antarktidës çdo pranverë. Duhet të theksojmë se Ozoni filtron rrezatimin e dëmshëm ultravjollcë nga Dielli.

Dr.Shanklin dhe kolegët e tij bënë vëzhgimet e tyre në stacionin kërkimor Halley në raftin e akullit Brunt. Ata përdorën një instrument me të cilin tradicionalisht operohet me dorë.

Gjithashtu, një temë që ka tërhequr vëmendjen së fundmi është heksafluoridi i squfurit, ose SF6. Kjo substancë përdoret në industrinë elektrike për të parandaluar qarqet e shkurtra dhe aksidentet.  Sipas shkencëtarëve ky është një gaz i serrës jashtëzakonisht i fuqishëm dhe megjithëse emetimet në atmosferë janë relativisht të vogla për momentin, ato po rriten.

Dr Shanklin shqetësohet se SF6 është duke u trajtuar sikur ky gaz nuk është i dëmshëm.  Ai u shpreh për BBC News: “Unë mendoj se ne po e trajtojmë SF6 në mënyrë të gabuar. Ne mendojmë se ndoshta nuk do të ketë ndonjë problem, megjithëse e dimë se është një gaz serë. Dhe për këtë arsye ne jemi duke e përdorur atë ndoshta jo aq me mençuri sa ne mund ta bëjmë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për sensorë të ndryshëm monitorimi në të gjithë globin, që të mund të zbulojmë se cilat janë pasojat e mundshme “./ BBC

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet