
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt.
E njëjta pamje ishte mëse një vit më parë, kur dhjetra kafshë të gjora mbaheshin në palcë të dimrit jashtë, pa ushqim dhe kujdes, ndërsa disa prej tyre kishin ngordhur.
Pak kohë më parë, një punonjës i Bashkisë së Pogradecit tha se qentë endacakë, kapen nëpër rrugë dhe lëshohen sërish nga bashkia, sepse nuk ka fonde për “Qendrën e Strehimit të Qenve Endacakë”. Ai tha se vendstrehimi i qenve s’ka kushte, ata janë të infektuar dhe disa kanë ngordhur.“Qentë ngordhin në qendër se bashkia i lë pa ushqim. Qendra është pa veteriner dhe nuk kryhet sterilizimi i qenve”-denonconte punëtori.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply