×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

VIDEO/ Nga Ekuadori në Durrës, policia jep informacion: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, arrestohen dy administratorët e firmës pritëse

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar ‘’El Mejor’’ në portin e Durrësit.

Sipas Policisë, janë kapur ekzaktësisht 143 kg kokainë teksa konteineri ku ishin fshehur ishte nisur nga Ekuadori, porti Guayaquil, në Itali tranzit nëpërmjet portit Gioia Tauro  dhe përfundimisht në Durrës teksa destinacionin final kishte Kombinatin.

Po ashtu bëhet me dije se tashmë janë arrstuar dy administratorët e firmës pritëse ‘’Masabi Fruits’’, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku.

Policia e Shtetit

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Transporti i Gjelbër”, Gjermania investon 50 mln € për tre linja në Tiranë

“Transporti i Gjelbër”, Gjermania investon 50 mln € për tre linja në Tiranë

Publikuar më 05.05.2021
Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar sëbashku një marrëve...

Gjermania dhe Shqipëria kanë nënshkruar sëbashku një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të përmirësimit të kushteve të transportit urban në kryeqytet. Ambasada Gjermane nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’ njofton se dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. Ndër të tjera […]

Lexo më shumë

I vetmi viktimë është Gulielm Radoja, ministria e Shëndetësisë: Ja sa persona u infektuan me koronavirus në 24 orët e fundit

I vetmi viktimë është Gulielm Radoja, ministria e Shëndetësisë: Ja sa persona u infektuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Publikuar më 05.05.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar ...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 2 851 testime, nga të cilat 92 persona kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Ndërsa i vetmi viktimë i Covid-19, në 24 orët e fundit është Gulielm Radoja. Sipas të dhënave të fundit, janë shëruar 842 persona, ndërsa po […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e aktorit të madh, Kokëdhima: Guljemin e harroi shteti në spital

Ndarja nga jeta e aktorit të madh, Kokëdhima: Guljemin e harroi shteti në spital

Publikuar më 05.05.2021
Mëngjesin e kësaj të mërkurë u nda nga jeta pas një betejë t...

Mëngjesin e kësaj të mërkurë u nda nga jeta pas një betejë të gjatë me COVID-19, aktori i qindra roleve, Guljem Radoja. Kreu i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, nëpërmjet një postim në rrjetin social ‘Facebook’, i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe miqve, për këtë humbje të madhe. Më tej, Kokëdhima shkruan se nuk kanë […]

Lexo më shumë

Italia gati të mirëpres turistët, hapet totalisht më 15 maj

Italia gati të mirëpres turistët, hapet totalisht më 15 maj

Publikuar më 05.05.2021
Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më da...

Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më datë 15 maj do të hap sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoj këtë vend, raportojnë mediat vendase. Do të mjaftojë një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e […]

Lexo më shumë

Të infektuar edhe pas vaksinimit/ Silva Bino: Kanë shfaqur forma të lehta të sëmundjes

Të infektuar edhe pas vaksinimit/ Silva Bino: Kanë shfaqur forma të lehta të sëmundjes

Publikuar më 05.05.2021
Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ...

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se pjesa më e madhe e vendit ka një ulje të incidencës së infektimeve, në gjithë bashkitë e mëdha. “Aktualisht të gjitha bashkitë e mëdha kanë incidencë të ulët përveç rritjes në bashkinë Lezhë dhe Kukës si […]

Lexo më shumë

A mund të udhëtojnë lirshëm shqiptarët e vaksinuar me Sinovac e Sputnik? Ja çfarë tha Manastirliu

A mund të udhëtojnë lirshëm shqiptarët e vaksinuar me Sinovac e Sputnik? Ja çfarë tha Manastirliu

Publikuar më 05.05.2021
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se d...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se deri më tani të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinat Sinovac dhe Sputnik se mund të udhëtojnë të lirë në vendet e BE-së. Sipas ministres nga vendet e BE-së nuk ka ende një vendim që personat që kanë marrë këtë vaksinë nuk mund të lejohet të hyjnë […]

Lexo më shumë

Shifrat e ulëta të koronavirusit në vend, Manastirliu komunikon lehtësimin e masave: Studentët kthehen në auditorë

Shifrat e ulëta të koronavirusit në vend, Manastirliu komunikon lehtësimin e masave: Studentët kthehen në auditorë

Publikuar më 05.05.2021
Përmes një konference për shtyp, ministrja e Shëndetësisë dh...

Përmes një konference për shtyp, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka komunikuar masat e reja që Komitetit Teknik të Ekspertëve ka ndërmarrë për dy javët në vijim. Manastirliu informoi se hiqet karantina 2-javore për shtetasit e ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Gjithashtu ajo tha se pranohet kërkesa e Ministrisë së […]

Lexo më shumë

“Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit”, shkrimi prekës i regjisorit: Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm

“Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit”, shkrimi prekës i regjisorit: Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm

Publikuar më 05.05.2021
“Ma helmove shpirtin”, shkruan regjisori Kastriot Çipi, i ci...

“Ma helmove shpirtin”, shkruan regjisori Kastriot Çipi, i cili është tepër i trishtuar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja për shkak të Covid-19. Në fotografinë që ka publikuar me të ndjerin, Çipi shkruan se “Sot i dha dozën e fundit pasi për dy javë piu helmin e tij.” Për këtë i […]

Lexo më shumë