×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vëzhgimi/ Saranda kthehet në qytet ‘varrezë’, një sezon turistik me ‘ngjyra dimri’

Një vëzhgim i bërë nga “Shekulli”, sjell Sarandën me një panoramë ndryshe nga një vit më parë, me rrugët, parqet e trotuaret bosh dhe me një numër fare të vogël njerëzish

Briselda Hoxha 

Pas një vëzhgimi të bërë nga “Shekulli”, ka rezultuar se ky sezon turistik në këtë vend aq të pëlqyer dhe frekuentuar nga turistët vendas dhe ata të huaj, këtë vit ka pësuar një rënie të ndjeshme vizitorësh. Krahasuar me një vit më parë në këtë kohë, qyteti turistik i Sarandës është bosh.

 

Sektori i turizmit në Shqipëri i var shpresat te turistët e huaj që në numra të mëdhenj vizitojnë vendin çdo vit, duke ardhur nga vende të ndyshme të Europës për të shijuar pushimet e tyre në vendin tonë. Këtë herë, duke e ditur se turistët nga jashtë do të vonojnë, ose do të jenë të paktë në numër për shkak të frikës nga koronavirusi, pronarë të ndyshëm të bizneseve në Sarandë thonë për “Shekulli”-n se kanë frikën e falimentimit nëse do vijojë situata në këtë mënyrë. “Si rrallëherë, shëtitorja e Sarandës është bosh. Në këtë periudhë kohe kjo zonë ngjan sikur ka miting gjatë gjithë kohës nga fluksi i njerëzve që e vizitojnë, ndërsa tani nuk ka njerëz fare. Edhe banorët që jetojnë këtu, maksimumi mund të dalin për një kafe dhe kaq. Ne jemi mësuar me shumë turistë dhe tani përtej anulimeve që janë bërë, nuk kemi asnjë pronotim. Kemi shpresa nëse fillojnë e vijnë turistët, në të kundërt do të detyrohemi të mbyllim lokalet dhe hotelet edhe ne që i kemi rihapur, pa asnjë fitim ndërkohë. Edhe në shëtitore po bëhen punime dhe duket vendi akoma më rrëmujë”- shprehet një pronar i një hoteli në Sarandë.

Sakaq, kujtojmë se para disa ditësh përfaqësues të bizneseve janë mbledhur dhe kërkuan të mos bëhen punime në këtë shëtitore. Bulevardi i Sarandës lidh pjesën qendrore të qytetit, me pjesën tjetër ku frekuentohet nga turistët e për arsye se këto punime dëmtojnë aktivitetin e bizneseve që ndodhen në këtë bulevard, ata janë ngritur në protestë. Përfaqësuesit janë shprehur për “Shekulli”-n se kanë një kosto të madhe dhe kjo gjë i dëmton shumë. Ata thonë se përtej krizës së COVID që i pengon, problem është edhe kjo. Në qytetin e Sarandës, prej 11 muajsh qytetarët protestojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin e Bulevardit të ri.

 

Kjo kohë, sipas operatorëve turistikë, është kur kërkesat për akomodim në Sarandë dhe Ksamil, arrijnë pikun dhe madje shpesh ndodh që nuk ka vende bosh për të pronotuar, por personat që kërkojnë dhoma, duhet të presin nëse ndonjë nga ata lirohet. Një pronar tjetër i një hoteli në Sarandë tha për “Shekulli”-n se momentalisht, të gjitha dhomat e hotelet janë të lira dhe ka pasur shumë anulime e akoma nuk kanë filluar pronotimet, përvec ndonjë pronotimi gjatë ditës. Përsa i përket cmimeve, ai thotë se mendohet që do të ketë ulje të tyre, edhe pse bizneset nuk kanë fitime tashmë. Ndërsa në lidhje me stafin shprehet se personalisht ai ka reduktuar staf pasi nuk ka mundësi që të paguaj përderisa nuk ka punë. “Jam detyruar të reduktoj staf. Më vjen shumë keq që e bëra, por unë personalisht si biznes nuk kam fitime, por as nuk do doja ta mbyllja aktivitetin. Ne këtë sezon presim që të fitojmë, por mesa duket situata nuk është aspak mirë. Të paktën mos të kemi humbje. Masat i kemi marrë dhe do i zbatojmë.”– shprehet Endri, pronar i një hoteli.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Publikuar më 06.08.2020
Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke...

Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke bërë mbylljen e kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit. Nga ky vendim, përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është e vetmja pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre […]

Lexo më shumë

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Publikuar më 06.08.2020
Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashk...

Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashkisë. Ata shprehen se ka kaos në përcaktimin e kategorive të dëmit të banesave nga tërmeti në Durrës. Banorët shprehen se për disa pallate nuk janë të sigurt nëse janë të banueshëm, pasi nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërkohë, disa të tjerë shprehen se u është ndërprerë […]

Lexo më shumë

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Publikuar më 06.08.2020
Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në pë...

Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në përhapjen e virusit të ri, Covid-19. Situatë e tillë paraqitet pothuajse në të gjithë spitalet publike. Paraditen e kësaj të enjte nga Spitali Rajonal i Beratit raportohen për 8 raste infektimi. Mësohet se 5 infermierë dhe 3 punonjës spitali kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit. […]

Lexo më shumë

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Publikuar më 06.08.2020
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pron...

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësua...

Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësuar, pasi janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve. Kujtojmë se në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin edhe persona […]

Lexo më shumë

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Publikuar më 06.08.2020
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të a...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të afërm nga koronavirusi një ditë më parë. Në një postim facebook, mjeku ka treguar se çfarë ndodhi me të afërmin e tij, i cili fillimisht është kuruar në spital privat pasi urgjenca nuk kishte shkuar për t’i bërë tamponin. Gjithashtu mjeku denoncon se nuk i […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Publikuar më 05.08.2020
Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku ...

Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale bëri me dije se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë: Një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. […]

Lexo më shumë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Publikuar më 05.08.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shë...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shënuar 139 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 […]

Lexo më shumë