×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vendimi/ Shtyhet deri me 5 qershor afati për aplikimet për paketën e dytë të ndihmës

Ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet  pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Të gjithë subjektet, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar  duhet të plotësojnë kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar,  që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rregullore e re/ Tregtia e gazit, gjoba në varësi të dëmit, 10% më shumë në rast përsëritjeje

Rregullore e re/ Tregtia e gazit, gjoba në varësi të dëmit, 10% më shumë në rast përsëritjeje

Publikuar më 03.07.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rreg...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rregullat që do të ndjekë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për vendosjen e gjobave për të licencuarit në sektorin e gazit natyror, si dhe për subjektet që ndërtojnë dhe operojnë linja direkte, në rastet e shkeljeve të rregullave teknike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar rregullat që […]

Lexo më shumë

Albpetrol hap ankandin e katërt, në shitje 48 mijë ton naftë

Albpetrol hap ankandin e katërt, në shitje 48 mijë ton naftë

Publikuar më 03.07.2020
Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naf...

Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës ka shpallur një ankand të ri për shitjen e 48 mijë tonëve naftë. Ky është ankandi i katërt që hapet nga Albpetrol për sasi naftë bruto pas atij të janarit me 31 mijë ton,  atij të marsit me 117 mijë ton dhe qershorit me 48 mijë […]

Lexo më shumë

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Amnistia e shtëpive/ Afat deri në fundvit për aplikimet, kur pritet miratimi

Publikuar më 03.07.2020
Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e sh...

Shtyhet deri në fund të vitit amnistia për rivlerësimin e shtëpive përkundrejt një detyrimi tatimor 3 për qind. Nisma ligjore për shtyrjen e afatit është depozituar në muajin qershor në Kuvend dhe pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. “BIRN” shkruan se qeveria shqiptare ka marrë një numër relativisht të ulët aplikimesh për rivlerësim pronash për […]

Lexo më shumë

Tërmeti/ Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç

Tërmeti/ Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç

Publikuar më 03.07.2020
Arben Ahmetaj, Ministri i Rindërtimit së bashku me Ministrin...

Arben Ahmetaj, Ministri i Rindërtimit së bashku me Ministrin turk të Urbanizimit kanë nënshkruar kontratën për projektin e ndërtimit të 522 banesave në Laç që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Këtë lajm e ka bërë të ditur Arben Ahmetaj me anë të një postimi në rrjetin social në të cilin shkruan se hapi […]

Lexo më shumë

Kadastra Shqiptare: Prona do të shkojë tek i zoti me dokumenta ligjore

Kadastra Shqiptare: Prona do të shkojë tek i zoti me dokumenta ligjore

Publikuar më 03.07.2020
Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit fillesta...

Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave prej gati një muaji, në 8 zona kadastrale të Bregdetit: Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Himarë, Vuno, Ilias, Nivicë, Lukovë. Në një njoftimn për shtyp Kadastra Shqiptare njoftoi se procesi po ecën me ritme normale dhe punonjësit po trokasin në çdo derë, po takojnë çdo kryefamiljar dhe […]

Lexo më shumë

Projektligji për mjetet e lundrimit/ Leje online, procedura të reja për monitorimin dhe gjoba

Projektligji për mjetet e lundrimit/ Leje online, procedura të reja për monitorimin dhe gjoba

Publikuar më 03.07.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur konsultim...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur konsultimin për ndryshimet në ligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese me motor mbi 30 kw ose 40.8 kf, me tonazh nën 150 GT. Me ligjin që ekziston, pronarët duhet të marrin leje nga policia kufitare me shkrim, ndërsa me ndryshimet e ligjit do të merret leje në mënyrë […]

Lexo më shumë

Pastrim parash nga zyrat e këmbit valutor, 7 agjencive u hiqet licenca dhe 4 e mbyllën vetë aktivitetin

Pastrim parash nga zyrat e këmbit valutor, 7 agjencive u hiqet licenca dhe 4 e mbyllën vetë aktivitetin

Publikuar më 03.07.2020
Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2019, Banka e Sh...

Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2019, Banka e Shqipërisë pohon se tregu i këmbimeve ka qenë dinamik dhe me një kontroll të thelluar në 97 agjenci, 31 prej tyre kanë rezultuar problematike në drejtim të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë arsye, për 31 prej tyre u morën masa për mangësitë e […]

Lexo më shumë

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

“Është dyfishuar çmimi i biletës”, Shoqata e Transportit Publik: Disa operatorë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Publikuar më 02.07.2020
Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes Shoqat...

Situata e vështirë për qytetarët vijon, përplasje mes Shoqatës dhe Operatorëve, dyfishim çmimesh. Unioni bën thirrje autoriteteve për kontrolle dhe deklaron pamundësinë për të operuar në shërbim në këto kushte.   Briselda Hoxha Përtej vendimeve të marra nga qeveria për rifillimin e transportit, Shoqata e Transportit Publik ka kundërshtuar të rifillojë punën pa u plotësuar […]

Lexo më shumë