×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vendimi për zonat e mbrojtura, ambientalistët dalin në protestë

Një grup ambientalistësh kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara godinës së Ministrisë së Mjedisit për të kundërshtuar vendimin për zonat e mbrojtura.

Sipas ambientalistëve, një zonë e mbrojtur duhet të mbrohet e tëra dhe jo e copëzuar, prandaj dhe ata i bëjnë thirrje kryeministrit të mos e miratojë vendimin qe i trajton te gjitha zonat e mbrojtura përreth Shqipërisë në bllok, vendim të cilin ata e cilësojnë të turpshëm.

Duke folur për mediat, një nga ambientalistët i ka bërë thirrje edhe bashkive të bashkohen për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, duke i apeluar që zonat e mbrojtura t’i shohin si pjesë të tyre dhe jo si

“Është shqetësuese nisma e marrë AKZMJA për të rishikuar në bllok zonat e mbrojtura. Ne shkuam në kohë te Ministria e Mjedisit dhe i thamë se kjo nuk është e duhura. Ne shpallëm një zonë që mbrohet ekologjikisht dhe nuk mbrohet me copëza, ajo mbrohet e tëra. Këtë e kemi aplikuar edhe në Nartë, edhe në Butrint, etj. Parimi është që zonat e mbrojtura num mbrohen në mënyrë të copëtuar. Vendimi që është marrë në faqen e Këshillit Kombëtar të territorit tregon se këshillat tona nuk janë marrë parasysh.

Ne i bëjmë thirrje kryeministrit të mos e miratojë atë vendim. Është e turpshme për Shqipërinë. I bëj thirrje bashkive të bëhen palë me zonat e mbrojtura dhe të mos e shohin si konflikt. Ato duhet ta ndiejnë veten pjesë të zonës së mbrojtur. I bëj thirrje politikës të mbajë qëndrim në këtë gjë, sepse ne në kushtet që jetojmë jemi të gjithë të bindur që kërkojmë një mjedis të shëndetshëm. Unë jam i bindur që pas pandemisë, i gjithë planeti do të ketë qasje ndryshe ndaj ambientit. Janë ndërtuar HEC-e janë ndërtuar rezorte në zonat e mbrojtura. Ky vendim i legjitimon ata, dhe bën që subjektet që operojnë të jenë në rregull. Kjo gjë nuk është aspak profesionale dhe aspak vizionare,” u shpreh një ambientalist.

Një tjetër ambientaliste tha se vitin e shkuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtës i ka propozuar një listë me propozimet e reja të zonave të mbrojtura qeverise dhe pas një viti ne shohim një vendim të qeverisë që kundërshton edhe raportin e vetë Agjencisë Kombëtare

“Vitin që shkoi në shkurt 2020, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtës i ka propozuar një listë me propozimet e reja të zonave të mbrojtura dhe pas një viti ne shohim një vendim të qeverisë që kundërshton edhe raportin e vetë Agjencisë Kombëtare të zonave të mbrojtura. Ne e kemi lënë komunikimin mes palëve në shkurt të 2020 dhe vijmë në këtë vendim që kundërshton çdo gjë që kemi bërë deri më tani,” u shpreh ajo.

Ndërsa një tjetër ambientalist ngriti shqetësimin se pas këtij vendimi në bllok për të gjitha zonat e mbrojtura qëndrojnë qëllime të fshehta për të lënë jashtë listës së zonave të mbrojtura disa të tilla në mënyrë që të shfrytëzohen.

“Nuk mund të bëhet një vendimmarrje e tillë në bllok për të gjitha zonat e mbrojtura. Ky lloj procesi kaq i ngutshëm, ka pasur qëllimin e fshehtë që një pjesë e zonave të mbrojtura të lihen jashtë zonave të mbrojtura dhe të jepen për zhvillim. Ashtu siç është e papranueshme që brenda një zone të mbrojtur ka njolla të bardha që përfaqësojnë zonat urbane brenda zonave të mbrojtura,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Studimi i ekspertëve të Vjenës, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Publikuar më 30.04.2021
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përll...

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor. Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. […]

Lexo më shumë

“Vaksinat kineze të skaduara?” Reagon ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëve

“Vaksinat kineze të skaduara?” Reagon ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëve

Publikuar më 24.04.2021
Instituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet ...

Instituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet e vazhdueshme sa i takon sigurisë së vaksinave të ardhura në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ISHP e konsideron si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale. Ndër të […]

Lexo më shumë

Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës, vetëm 5% të aplikimeve për azil u jepet statusi i mbrojtjes, Franca më “bujare”

Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës, vetëm 5% të aplikimeve për azil u jepet statusi i mbrojtjes, Franca më “bujare”

Publikuar më 21.04.2021
Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkes...

Ndonëse shqiptarët janë të parët në rajon sa i përket kërkesave për azil dhe të dytët në botë në raport me popullsinë, shtetet e Europës hezitojnë që t’u japin atyre statusin e azilantit. Si një vend që synon të integrohet në Europë dhe që nuk ka konflikte civile, apo luftë, azilantët shqiptarë në pjesën më […]

Lexo më shumë

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

Publikuar më 21.04.2021
Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë ...

Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë 2020, vdekshmëria e tepërt filloi të binte në dy muajt e parë të 2021 në Bashkimin Europian, raporton Eurostat, në përditësimin e fundit mujor të të dhënave të pasojave që ka dhënë Covid në Europë. Në janar vdekshmëria u rrit me 16% dhe në shkurt […]

Lexo më shumë

“Kemi patur raste të trombozës pas vaksinës”, Bino: Po verifikohen incidentet

“Kemi patur raste të trombozës pas vaksinës”, Bino: Po verifikohen incidentet

Publikuar më 20.04.2021
Si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri raportohen probl...

Si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri raportohen probleme të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës. Ka qenë shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, e cila gjatë prezantimit të një studimi në Akademinë e Shkencave tregoi se nuk kanë munguar problemet te personat e infektuar. Më tej […]

Lexo më shumë

Ulet sërish numri i rasteve të reja, në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona nga COVID-19 në Shqipëri

Ulet sërish numri i rasteve të reja, në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona nga COVID-19 në Shqipëri

Publikuar më 17.04.2021
Kjo e shtunë ka shënuar një tjetër rënie të numrit të rastev...

Kjo e shtunë ka shënuar një tjetër rënie të numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Autoritetet shëndetësore raportojnë për 3 humbje jete dhe 149 infektime të reja. 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç, nuk kanë arritur të […]

Lexo më shumë

Ulje drastike e rasteve të reja në vend, në 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë

Ulje drastike e rasteve të reja në vend, në 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë

Publikuar më 15.04.2021
Në 24 orët e fundit raportohen 4 viktima dhe 169 raste të re...

Në 24 orët e fundit raportohen 4 viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se  2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57-86 vjeç, nuk kanë arritur të mbijetojnë nga COVID-19. Nga 2520 testime, rezultojnë 169 të infektuar, duke shënuar […]

Lexo më shumë

Ndryshojnë shenjat e COVID-19, mjeku tregon detajet e reja nga personat e infektuar

Ndryshojnë shenjat e COVID-19, mjeku tregon detajet e reja nga personat e infektuar

Publikuar më 15.04.2021
Krahasuar me një vit më parë, duket se Covid-19, po shkakton...

Krahasuar me një vit më parë, duket se Covid-19, po shkakton simptoma të reja tek pacientët e infektuar nëse bëjmë një krahasim me muajt e parë të pandemisë. Të dhënat që raporton shteti fqinjë, Italia, nëpërmjet Zyrës për statistikat kombëtare dhe Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se simptomat tek rastet e infektuara, tashmë janë: dobësi dhe […]

Lexo më shumë