×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet vendore/ Erion Veliaj: E shoh sekëlldinë e tyre, jemi gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan, Meta bëri shkelje

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në News24 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias vendimin për zgjedhjet vendore. Ai tha se do ishte gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan.

Në reagimin e tij Veliaj foli për Komisionin e Venecias, Presidentin dhe ndërtimin e Teatrit të ri.

“Po presidenti bëri një shkelje duke anuluar zgjedhjet, por zgjedhjet ndodhën gjithsesi dhe shkelja nuk duket aq e rëndë sa për shkarkimin. Për zgjedhjet dhe Presidentin Venecia u shpreh. Ajo që pres si shqiptar, kemi parë çudira dhe nga Gjykata Kushtetuese, thanë që VKM nuk vlen, pastaj kur e pamë të zbardhur ishte e vlefshme prishja me vendim të bashkisë. Pres një përgjigje nga që i kënaq të gjithë dhe opozitën. Zgjedhjet kur të duan dhe kur të jenë gati me një kandidat kë të duan për të parë ofertat më të mira. E shoh sekëlldinë e tyre. Sot dhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bërë. Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’i shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12% çdo vit. Kushdo që gdhihet sot në Tiranë është më i pasur se një ditë më parë”, tha Veliaj.

I pyetur për ndërtimin e teatrit të ri, ai tha se pritet një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave dhe se brenda këtij viti do nisin punimet.

“Ne do të kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit siç bën bashkia për çdo shkollë. Bashkia i ndërton shkollat, ministria ka kontentin, përmbajtjen. Do gjejmë një zgjidhje të gatshme me ndërtimin e shkollave. Ne ndërtojmë infrastrukturën, ministria përkatëse do bëjë përdorimin dhe shfrytëzimin e vet. Do nisë brenda pak muajsh, sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër”, u shpreh Veliaj.

Lidhur me parlamentin e ri dhe qeverinë e re, ai tha se në fund të gushtit pritet që kryeministri ta zgjedhë kabinetin dhe të ketë një takim me ministrat e rinj. Sa i përket largimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ai tha se Z. Ruçi ka ngritur stekën e asaj se çdo të thotë të jesh zotni burrë, por edhe një socialist 24 karatsh.

“Bëri diçka që kundërshtarët nuk e kanë bërë kurrë. Mesazhi i fortë që dha Gramoz Ruçi, nga beteja duhet të largohesh kur je fitimtar dhe je në majë, jo kur je bërë zhele, duhet ta bësh hapur dhe duke vendosur një standard se çfarë do të thotë sjellje korrekte politike. Tipikisht unë nuk jam anëtar i qeverisë, tipikisht në dy herët e fundit, një herë kam qenë anëtar, kryeministri propozon ekipin në fund të gushtit, zhvillon një takim me ministrat e propozuara, pastaj shkon në parlament dhe për dekretin e presidentit. Shpresoj shumë që pas këtyre dramave nuk do kemi më bllokim nga presidenca, të njëjtin avaz. Shqiptarët janë lodhur. Shpresoj që kryeministri nuk do pengohet për sa kohë ka votat dhe uratën. Nuk i prish punë Ramës”, tha Veliaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Raporti final i OSBE/ OHDIR, reagon BE: Nxisim institucionet kompetente të hetojnë pretendimet për shit-blerje votash dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve

Raporti final i OSBE/ OHDIR, reagon BE: Nxisim institucionet kompetente të hetojnë pretendimet për shit-blerje votash dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve

Publikuar më 27.07.2021
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në l...

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me raportin final të OSBE/ OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit. Në shkrimin e tyre në “Twitter” ata theksojnë se raporti konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirë organizuara. Ata kanë vlerësuar rolin e KQZ në të gjithë procesin, duke thënë se kishte transparencë të plotë. […]

Lexo më shumë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vizitë ‘sekrete’ në SHBA, lobisti libanez nxjerr fotot nga takimi

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vizitë ‘sekrete’ në SHBA, lobisti libanez nxjerr fotot nga takimi

Publikuar më 25.07.2021
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, ...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë qenë në një vizitë në SHBA pak ditë më parë. Ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë udhëtim, ka qenë mikpritësi i tyre që ka publikuar foto nga takimi. Bëhet fjalë për lobistin libanez Safi Kaskas, i cili ka […]

Lexo më shumë

Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Publikuar më 22.07.2021
Nga Boiken Abazi Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” me...

Nga Boiken Abazi Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen). Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë […]

Lexo më shumë

Lodhja nga BE dhe takimi virtual/ Zoran Zaev zgjat mjekrrën si Edi Rama, Vuçiç shfaqet i qeshur, çfarë u bisedua

Lodhja nga BE dhe takimi virtual/ Zoran Zaev zgjat mjekrrën si Edi Rama, Vuçiç shfaqet i qeshur, çfarë u bisedua

Publikuar më 22.07.2021
Pak ditë përpara Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal,...

Pak ditë përpara Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, që do të mbahet më 29 Korrik në Shkup, Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë takuar virtualisht. Pjesë e bisedës mes tyre ka qenë rakordimi i axhendave, përpara se të vendoset edhe për emrin e Minishengenit dhe […]

Lexo më shumë

“I uroj suksese Shqipërisë”/ Zaev flet qartë: Ne do të kërkojmë alternativa ndaj bllokadës së BE-së

“I uroj suksese Shqipërisë”/ Zaev flet qartë: Ne do të kërkojmë alternativa ndaj bllokadës së BE-së

Publikuar më 22.07.2021
Ekziston një zhgënjim dhe traumë e madhe midis qytetarëve, p...

Ekziston një zhgënjim dhe traumë e madhe midis qytetarëve, pas bllokimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por vendi nuk do të kërkojë alternativa, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për DW. Në intervistë, Zaev foli për shanset e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Bullgarinë, regjistrimin e ardhshëm, korrupsionin në vend dhe rrezikun për […]

Lexo më shumë

Namik Dokle publikon vjershën për qeverinë e ‘97-tës: Ia dhashë Fatos Nanos dhe qeshi

Namik Dokle publikon vjershën për qeverinë e ‘97-tës: Ia dhashë Fatos Nanos dhe qeshi

Publikuar më 21.07.2021
Ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle ka pub...

Ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle ka publikuar në rrjetin social Facebook, një vjershë të vitit 1997, kur u miratua qeveria e Fatos Nanos. Namik Dokle ka qenë ish-zëvendëskryeministër, ish-kryetar i Grupit të PS-së dhe Kryetar i Kuvendit gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Në poezinë e tij në Facebook, Namik Dokle thekson se herë […]

Lexo më shumë

Flet ish-Ambasadori amerikan: Ky është politikani më i shkathët në Ballkan, e ruanin agjentët e CIA-s që mos ta vrisnin

Flet ish-Ambasadori amerikan: Ky është politikani më i shkathët në Ballkan, e ruanin agjentët e CIA-s që mos ta vrisnin

Publikuar më 20.07.2021
William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të...

William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bullgari, tha se Amerika kishte një anije me një ekip të CIA në Cavtat të Kroacisë. Sipas pretendimeve të tij, detyra kryesore e CIA-s, e vendosur në qytetin kroat, ishte ta shpëtonte presidentin e atëhershëm dhe aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, […]

Lexo më shumë

Edith Harxhi: PD sot është e kapur nga oligarkët

Edith Harxhi: PD sot është e kapur nga oligarkët

Publikuar më 19.07.2021
“Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e ka...

“Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot”, tha Edith Harxhi për Euronews. Sipas Edith Harxhit, Lulzim Basha e prezantoi veten si një lider perëndimor, ndërsa për znj. Harxhi sjellja prej kryetari e […]

Lexo më shumë