×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vazhdojnë të ikin të rinjtë, rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

Numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë shënoi rritje gjatë vitit 2018 në shtetin fqinj, duke u renditur si vendi i dytë me shifrat më të larta pas Marokut. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve ilegalë është rritur me gati 30%, (nga 2330 në 2017-n në 3025 në 2018-n) shkruan media italiane Il Sole 24.

Pjesa më e madhe e tyre sipas analizës së publikuar i përksin grupmoshës 17-34 vjeç, me rreth 1920 individë të identifikuar sipas të dhënave të publikuara. Për grupmoshën më të mëdhenj se 35 vjeç janë identifikuar 1100 emigrantë shqiptarë që qëndrojnë në mënyrë ilegale.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat), janë gjetur 27,000 emigrantë ilegalë në Itali në vitin 2018, rreth 10 mijë më pak krahasuar me 2017. Pjesa më e madhe e tyre ishin meshkuj, të rinj midis 18 dhe 34 vjeç me origjinë kryesore nga Maroku, Shqipëria dhe Tunizia.

Sipas vlerësimeve të Ocse, në Itali nuk ka një numër më të lartë emigrantësh të parregullt krahasuar me vendet e tjera. Vitet e fundit, autoritetet kanë identifikuar nga 4 deri në 6 emigrantë të paligjshëm për 10,000 banorë, shumë më pak se ata të identifikuar në vendet e tjera si për shembull në Austri ose Gjermani, apo edhe Francë, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanjë, për të mos përmendur Greqinë, e cila ka pasur vlerat më të larta për një farë kohe.

Shqiptarët ilegalë në BE

Nuk është i pakët numri i shqiptarëve që në pamundësi për t’u pajisur me dokumentacionin dhe lejet përkatëse janë detyruar që të jetojnë ilegalisht në një nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat vetëm në vitin 2018 janë identifikuar në të gjithë bashkimit europian 34,810 shqiptarë ilegalë. Megjithatë krahasuar me një vit më parë numri i tyre ka ardhur në rënie duke u zvogëluar me 13%, nga mbi 40 mijë që ishte në 2017-n.

Të dhënat në dekadën e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve që jetojnë ilegalë në BE ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Para 10 vitesh, në vitin 2009 u shënuar rekordi i kësaj dekade, ku në Europë numëroheshin 69 mijë shqiptarë. Më pas numri i tyre shënoi ulje, veçanërisht pas heqjes së vizave për shqiptarët në zonën Shengen në 2011, ku numri i shqiptareve ilegalë ishte 17,245.

Ndër vite Greqia ka raportuar numrin më të lartë të emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë pa letra. Në vitin 2018 numri i shqiptarëve që qëndronin në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi ishte 11,190, apo sa 32% e totalit të shqiptareve ilegalë në të gjithë BE-në.  Në vend të dytë renditet Gjermania, ku sipas Eurostat në 2018-n janë identifikuar 6570 shqiptarë që jetojnë atje ilegalisht, rreth 38% më pak në krahasim me një vit më parë, e ndjekur nga Franca me 4355, Mbretëria e Bashkuar me 3580. Ndërsa në Itali gjatë 2018-s u identifikuan rreth 3025 shqiptarë pa dokumentet përkatëse të qëndrimit, rreth 8% e totalit të ilegalëve në të gjithë BE-në. Numri i tyre në Itali u rrit me gati 600 emigrantë më shumë në krahasim me një vit më parë

2018-a shënoi rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë ilegalë në Holandë. Holanda po kërkon që të vendosë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë. Në 2018-n u identifikuan rreth 1000 emigrantë ilegalë në Holandë, rreth 2.3 herë më shumë se një vit në parë. Numri i emigrantëve shqiptarë ilegalë në Holandë ka shënuar rritje veçanërisht në tre vitet e fundit.

Shifrat kanë qenë në rritje edhe në Spanjë, ku vetëm në vitin e fundit janë identifikuar 1035 emigrantë ilegalë, gati 30% më shumë se një vit më parë. Prej 2014 edhe emigrantë./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptari kujdesej për fermën e hashashit në Angli, pranon punën: Paguhesha 4 000 paund (Foto-Emri)

Shqiptari kujdesej për fermën e hashashit në Angli, pranon punën: Paguhesha 4 000 paund (Foto-Emri)

Publikuar më 07.08.2020
Një burrë shqiptar i tha policisë se ai ishte paguar 4 000 p...

Një burrë shqiptar i tha policisë se ai ishte paguar 4 000 paund për të mbikëqyrur rritjen e kanabisit në një shtëpi, në një fshat në Durham. Bëhet fjala për Albert Ramin, i cili u përpoq të shpëtonte përmes dritares së kuzhinës kur u rrethua nga policia më 8 korrik. Gjatë arrestimit atij u sekuestrua […]

Lexo më shumë

Babai i shkoi për ta vizituar në SHBA por u prek nga Covidi dhe i ndërroi jetë/ Me çfarë përballen studentët shqiptarë në universitetet amerikane

Babai i shkoi për ta vizituar në SHBA por u prek nga Covidi dhe i ndërroi jetë/ Me çfarë përballen studentët shqiptarë në universitetet amerikane

Publikuar më 06.08.2020
Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë...

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rasteve me koronavirus në disa shtete. Me më pak se katër javë nga fillimi i vitit të ri akademik, situata e paqartë po rrit ankthin për studentët e huaj që ende nuk […]

Lexo më shumë

Dëshmia rrëqethëse e shqiptarit që i mbijetoi shpërthimit në Beirut: Ka qenë si shpërthim bërthamor

Dëshmia rrëqethëse e shqiptarit që i mbijetoi shpërthimit në Beirut: Ka qenë si shpërthim bërthamor

Publikuar më 05.08.2020
Deri më tani nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur je...

Deri më tani nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur jetën apo është lënduar gjatë shpërthimit në Beirut të Libanit, i cili u regjistrua një ditë më parë. KlanKosova.tv ka sjellë dëshminë e një shqiptari, shtetasit Abdulkerim Kassem Al Arnutij, i cili jeton në Beirut të Libanit. Për fat të mirë ai tha […]

Lexo më shumë

“Më kërcënuan me jetë”/ Flet studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës

“Më kërcënuan me jetë”/ Flet studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës

Publikuar më 22.07.2020
Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi pe...

Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple. E reja tregon për “Shekulli”-n se me dhjetëra qytetarë serbë e kanë kërcënuar me jetë. Po ashtu, Megi shton se peticioni është mbështetur nga figura të njohura të muzikës shqiptare, si: Dua Lipa, Rita Ora, […]

Lexo më shumë

Rikthim në jetë pas 14 ditësh në koma/ Si i humbi Shkëlzeni 27 kilogramë në përballjen me koronavirusin

Rikthim në jetë pas 14 ditësh në koma/ Si i humbi Shkëlzeni 27 kilogramë në përballjen me koronavirusin

Publikuar më 13.07.2020
Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një te...

Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një tekst për Shkëlzenin. Ai është një kosovar. Punon në aeroportin e Zürichut. Është infektuar me virusin Covid-19. Ky 47-vjeçar i ka humbur 27 kilogramë gjatë ballafaqimit me sëmundjen. Ka qëndruar 6 javë në spital. Pastaj i ka kaluar tri javë në një qendër rehabilituese. Dhe […]

Lexo më shumë

Prej ditësh luftonte me vdekjen në Itali, shuhet në spital 4-vjeçari shqiptar

Prej ditësh luftonte me vdekjen në Itali, shuhet në spital 4-vjeçari shqiptar

Publikuar më 13.07.2020
Funerali i vogëlushit Mattia Uruci do të mbahet të premten n...

Funerali i vogëlushit Mattia Uruci do të mbahet të premten në 17 korrik në 10 të mëngjesit në varrezat e Bolzano. Vogëlushi me origjinë shqiptare u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej 4 ditësh luftonte me vdekjen. Pasdites e së hënës së shkuar ai u nxor në gjendje të rëndë nga një pishinë në […]

Lexo më shumë

Trump ‘u hap derën’ emigrantëve, premton shtetësinë për të rinjtë e ardhur pa dokumente në Amerikë

Trump ‘u hap derën’ emigrantëve, premton shtetësinë për të rinjtë e ardhur pa dokumente në Amerikë

Publikuar më 12.07.2020
Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejt...

Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga […]

Lexo më shumë

Londër, sipërmarrësi shqiptar fiton çmimin “ICT Startupi i Vitit” (Emri)

Londër, sipërmarrësi shqiptar fiton çmimin “ICT Startupi i Vitit” (Emri)

Publikuar më 12.07.2020
Sipërmarrësi shqiptar Geri Çupi, me veprimtari në Londër, u ...

Sipërmarrësi shqiptar Geri Çupi, me veprimtari në Londër, u shpall fitues i çmimit “ICT Startupi i Vitit” në edicionin e 8-të të ICT Awards, për projektin e tij “MonoChain”. ICT Awards janë vlerësime për talentet në fushën e teknologjisë nga trevat shqipfolëse. MonoChain është një platformë B2B që synon të lehtësojë rishitjen për përdoruesit dhe […]

Lexo më shumë