
Edhe kjo e hënë shënoi numër të lartë viktimash dhe rastesh të reja nga COVID-19. Në 24 orët e fundit, Ministria Shëndetësisë raportoi se kanë humbur jetën 15 qytetarë të moshave 18 deri në 77 vjeç.
6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, nuk kanë arritur t’i mbijetojnë virusit.
Nga 3258 testime të dyshuara si të prekur me virus, kanë rezultuar të prekur 1039 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokastër, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime anti-Covid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina anti-COVID.
COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1039
Të shëruar në 24 orë 989
Të shtruar në spitale 656
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3258
Testime totale 443,748
Raste pozitive 101,285
Raste të shëruara 64,318
Raste Aktive 35,286
Humbje jete 1,681
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21,718
Fier 2864
Durrës 1814
Vlorë 1798
Shkodër 1427
Elbasan 1046
Lezhë 858
Berat 1059
Korçë 982
Gjirokastër 955
Dibër 368
Kukës 397.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply