USAID dhe OBSH i ofrojnë Shqipërisë pajisje testimi për koronavirusin

Përmes USAID/Albania Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije se po bashkërendon punën me OBSH-në që të ndihmojë autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Sipas ambasadës amerikane, USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera.

“Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet