×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Universitet shqiptare me laboratorë dhe aparatura kineze të kohës së “Enverit”

Kërkimi shkencor është fjalë e huaj për studentët, ndërsa laborantët pranojnë që për shkak të mungesës së fondeve bazën materiale e blejnë vet për të mos penguar studimin.

Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare në universitete të ndryshme të vendit rezultoi se laboratorët ishin në gjendje të mjerusheme e mungonte baza materiale. Aparaturat ishin shumë të vjetra ndërsa laborantët blinin materiale nga xhepi i tyre për të punuar studentët. Kërkimi shkencor ishte një fjalë e huaj edhe për studentët e masterit shkencor, e jo më të atyre të nivelit bachelor. Studentë, pedagogë dhe laborantë e pranojnë që ka nevojë për hapësira më të mëdha, aparatura të reja dhe teknologji më të avancuar. Ndërkohë kërkesave të ndryshme të tyre u janë përgjigjur pak herë për shkak të mungesës së fondeve.

Universiteti Politeknik me laboratorë të kohës së “xhaxhit”

Studentet e Politeknikut Tiranë, pranojnë për Fiks Fare që nuk kanë bërë studim shkencor. Studimi i vetëm “shkencor” që ata bëjnë janë detyrat e kursit apo punimi i diplomës që kryesisht në përmbajtje kanë materiale të marra nga interneti. Ata nuk përditësohen me të dhënat e fundit të shkencës, punime që duhet t’i bëjnë në laborator, pasi nuk kanë mundësi për shkak të kushteve, por edhe pajisjeve të vjetra.

Njëra nga studentët pranon duke qeshur që pajisjet me të cilat punojnë janë të kohës së “xhaxhit” dhe kushtet janë copë copë. Fiksi i drejtoi një kërkesë zyrtare universitetit ku i kërkoi informacion por nuk mori asnjë përgjigje.

Një pedagog i Gjeologji-Minierave shpjegon në laboratorë se kërkimi shkencor nuk mund të zhvillohet pasi aparaturat janë të kohës kur Shqipëria bashkëpunonte me Kinën , në kohën e komunizmit. Ai pohon se nuk ka pasur fonde për kërkim shkencor.

Universiteti i Mjekësisë Tiranë pa laboratorë për kërkim shkencor. Spitali: Nuk i bëjnë tek ne kanë hapësirat e veta

Universiteti i Mjekësisë Tiranë në shkresën zyrtare ku i kanë kthyer përgjigje emisionit Fiks Fare pretendojnë që kërkimi shkencor zhvillohet në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Kjo e fundit në një përgjigje për Fiksin thotë se organizimi i procesit mësimor kryhet nga universiteti dhe se ky i fundit ka disa hapësira të caktuar ku kryen lëndët mësimore. Pranë laboratorëve të spitalit ata zhvillojnë praktikën mësimore, por jo kërkimin shkencor.

Shkencat e Natyrës nuk bëjnë kërkim shkencor

Studentët e shkencave të Natyrës Tiranë pranojnë që kanë laboratorë por që në to është e pamundur të behet kërkim shkencor, sidomos për ata studentë që vazhdojnë edhe masterin për kërkim shkencor.

Sipas tyre shumë prej aparaturave të laboratorëve janë të vjetra dhe si te tilla nuk mund të shërbejnë për këtë gjë.

Kamera e fshehtë e fiksit “kapi” edhe dy pedagoge me kamera të fshehtë të cilët e pohojnë se nuk bëhet kërkim shkencor . Ata thonë që aparaturat janë të vjetra.

Universiteti i Durrësit dhe Elbasanit mes mungesës së hapësirave dhe aparaturave të vjetra

Studentët e Infermierisë së Elbasanit e pohojnë që nuk bëjnë kërkim shkencor pasi nuk ka infrastrukture madje edhe praktikën e kanë të vështirë ta bëjnë. Laboratorët kanë mungesa të theksuara në aparatura . Infermieria, mamia , fizioterapia dhe ata që vazhdojnë studimet për teknik laboratori nuk kanë laboratorë ku të zhvillojnë procesin mësimor. Sipas tyre praktikën e bëjnë nëpër spitale, por edhe aty duhet të gjesh ndonjë mik.

Sipas zëvendës rektorit të Universitetit për kërkimin shkencor janë investuar rreth 10 milion në vit, por ka nevojë akoma për më shumë investime. Njëra nga pedagoget e këtij universiteti pranon se kur ka ardhur një delegacion nga Kina janë habitur kur kanë parë se në laboratorë punohet ende me ato aparatura. Madje atyre ju premtua se nëse i donin për muze ishin të lutur t’i merrnin.

Në laboratorin e informatikës së Universitetit të Durrësit, dega Informatikë, studentët sipas profesorit të lëndës punojnë me kompjutera të vjetër, të vitit 2013-2015. Në këtë kompjutera punohet vetëm me programe bazë, por mungesa e fondeve ka bërë që studentët të paktën të zhvillojnë mësim pasi për kërkim shkencor nuk bëhet fjalë.

Laborantet e Infermieristikës dhe Biologjisë në këtë universitet pranojnë që shpesh herë i është dashur të blejnë vet bazën materiale që studentët të kenë mundësi të zhvillojnë mësim në laborator. Sipas tyre mungojnë pajisje, janë të vjetra dhe kanë bërë kërkesa të shumta por pa përgjigje. Ata gjithashtu pretendojnë se kanë mungesë edhe të alkoolit, aparatit të tensionit apo epruvetave./TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit pë...

Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa priste 25 mijë doza të reja të vaksinës ruse Sputnik në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ministrja bëri me dije se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vend […]

Lexo më shumë

Kalo më optimist se kurrë: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë pas 18 muajsh

Kalo më optimist se kurrë: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë pas 18 muajsh

Publikuar më 06.06.2021
Mjeku infeksionit Tritan Kalo shprehet më optimist se kurrë ...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo shprehet më optimist se kurrë në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë. Në një postim në ‘Facebook’, mjeku sjell në vëmendje se pas 18 muajsh që nga deklarimi i rasteve të para në Wuhan, mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie. Që këtej e […]

Lexo më shumë

Pandemia shton depresionin në Shqipëri, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve

Pandemia shton depresionin në Shqipëri, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve

Publikuar më 06.06.2021
Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me z...

Një duzinë njerëzish qëndronin në radhë, të shkujdesur, me zë të lartë dhe me padurimin për të kryer vizitën e tyre në Poliklinikën Qendrore në kryeqytet. Shqetësimi i të cilëve lexohet edhe poshtë maskave. “Secili ka halle të ndryshme”, më thotë mjekja psikiatër, Arjana Rreli, të cilën e prita thuajse dy orë. “Fluksi është i […]

Lexo më shumë

Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë

Ekonomia që vret/ 215 vetëvrasje, rriten tentativat në vitin e pandemisë

Publikuar më 05.06.2021
Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet fak...

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm Vetëvrasja është një […]

Lexo më shumë

Tabela/ Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore

Tabela/ Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore

Publikuar më 04.06.2021
Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rënd...

Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm global, vdekshmërinë foshnjore. Shqipëria u rendit e para në Europë me normën më të lartë të mortalitetit për foshnjat nën 1 vjeç për vitin 2019. Eurostat raportoi sot se më 2019 në Shqipëri kishte 10.3 fatalitete në 1000 lindje […]

Lexo më shumë

Mbyllet ‘Covid 2’, “Shefqet Ndroqi’’ i rikthehet normalitetit

Mbyllet ‘Covid 2’, “Shefqet Ndroqi’’ i rikthehet normalitetit

Publikuar më 02.06.2021
“Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali ‘Covid 2’ i është rikt...

“Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali ‘Covid 2’ i është rikthyer normalitetit. Mësohet se pacientët që janë të shtruar në këtë spital, brenda 2 apo 3 ditëve do të transferohen në drejtim të Infektivit, i cili do të jetë dhe struktura që do të presë të gjithë rastet që kërkojnë trajtim spitalor. Më herët si […]

Lexo më shumë

Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% vdekja te femrat 30-40 vjeç

Tumoret zbresin në moshat e reja, rritet mbi 100% vdekja te femrat 30-40 vjeç

Publikuar më 02.06.2021
Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3 589 per...

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3 589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç. Gjatë vitit pandemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i […]

Lexo më shumë

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta, arsyet

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta, arsyet

Publikuar më 01.06.2021
Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mos...

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve. Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., […]

Lexo më shumë