“Unë kam qenë dëshmitare e racizimit”, Rihanna flet pa doreza

Rihanna ka bërë histori me kopertinën për revistën “British Vogue”, duke u bërë personi i parë që pozon me një shami në kokë të qujatur “durag”. Gjatë intervistës për revistën prestigjioze, Rihanna ka folur për jetën e saj të re në Londër dhe luftën globale me racizmin.

Këngëtarja e ka cilësuar Mbretërinë e Bashkuar si shtëpinë e saj dhe është shprehur se e adhuron anonimitetin që ndjen atje. Rihanna ka treguar se jetesa në Londër i ka dhënë një këndvështrim tjetër mbi luftën kundër racizmit dhe padrejtësisë, për të cilën ajo insiston se është kudo.

“Mendoj se brutaliteti policor është jashtëzakonisht i rëndë në Amerikë, por racizimi ekziston kudo. Kudo. Është njësoj edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Madje bëhet shumë hapur dhe tashmë po kthehet në normë, ose është e fshehur, por njerëzit nuk e dinë që dukshëm tregojnë racizëm. Është thjeshtë një pjesë e nënndërgjegjshme që është e lidhur me gjithë thelbin e tyre”, ka thënë Rihanna.

Këngëtarja ka shpjeguar se rritja në Barbados me nënën e saj Monica, që ishte një emigrante nga Guajana, ish-koloni britanike në Amerikën e Jugut, formësoi përvojat e saj të hershme të racizimit. Ajo ka treguar se asokohe emigrantët gujanezë nuk ishin shumë të zakonshëm në Barbados dhe prandaj është shumë e lidhur dhe i kupton mjaft mirë meksikanët që diskriminohen në Amerikë.

“E di se ç’do të thotë të vij policia në shtëpinë tënde në mes të natës dhe të nxjerrë njerëzit jashtë. Nuk flas për nënën time, sepse nëna ime ishte e ligjshme. Por le të themi se e di se si duket ajo luftë. Unë kam qenë dëshmimtare e saj”, ka thënë artistja e njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet