
Mesditën e së premtes, rreth orës 15:30, avioni i Olympiaki-t që kryente linjën Athinë – Milos doli nga pista gjatë uljes në aeroportin e ishullit. Shkak kanë qenë erërat e forta anësore që kanë fryrë në atë moment
Të 20 pasagjerët janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në ndërtesën kryesore të aeroportit të ishullit. Sipas një informacioni më të ri, avioni nuk është dëmtuar dhe do të niset shumë shpejt për në “El. Venizelos”.
Njoftimi i kompanisë
Në një deklaratë kompania thotë për incidentin: “Gjatë fluturimit OA 024 nga Athina në Milos i cili kryhet nga avioni i tipit ATR42 600, pas uljes dhe ndërkohë që kishte ngadalësuar shpejtësinë dhe po vraponte me shpejtësi të ulët për parkim, për shkak të erërave anësore me të forta që mbizotëronin në zonën e aeroportit, devijuan për disa metra jashtë pistës. Të 20 pasagjerët në bord u ulën në mënyrë të sigurt dhe kompania po merr të gjitha masat e duhura për të kontrolluar avionin”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply