UEFA vendos cilët janë arbitrat në sfidën Shqipëri-Turqi

Arbitri rumun, Ovidiu Hategan është gjyqtari që UEFA ka vendosur për të drejtuar sfidën Shqipëri-Turqi në stadiumin “Sukru Saraçoglu” të Stambollit.

Kujtojmë se po i njëjti arbitër ka gjykuar përballjen Zvicër-Shqipëri më 11 shtator të vitit 2012, takim i fituar 2-0 nga Zvicra.

Hategan, 39 vjeç, mban stemën e FIFA-s prej 11 vitesh, ka gjykuar finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve ndërmjet Anglisë dhe Zvicrës ndërsa asistentët e tij në përballjen delikate për kuqezinjtë do të jenë Oktavian Sovre dhe Sebastian George.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet