UEFA nis hetim për Kosovën dhe Malin e Zi

Një hetim ka nisur ndaj federatave të Kosovës dhe Malit të Zi nga Komisioni i Disiplinës në UEFA.

Ky vendim vjen pas trazirave në ndeshjen e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve, ku dardanët fituan 2-0, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Hetimet kanë nisur për hedhje të sendeve në fushën e lojës, si dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët në këtë ndeshje.

Disiplina do ta shqyrtojë këtë ndeshje më 21 nëntor ku pritet të merret edhe vendimi, i cili së paku do të ketë një dënim me gjobë për dy federatat.

Federatat e Malit të Zi ka dërguar një raport në UEFA se rreth 100 tifozë të saj janë provokuar para se të nisnin incidentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet