×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U tha se u vetëvra, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon të kundërtën: Ish-oficeri malazez, Rudolf Elezoviç, u qëllua me plumb në kokë, u vra para 10 ditësh

Një ditë pas vrasjes së ish-oficerit të antidrogës malazeze, ka dalë edhe ekspertiza e tij mjeko-ligjore.

Sipas kësaj ekspertize është konfirmuar se oficeri i antidrogës, Rudolf Elezoviç është ekzekutuar përpara 10 ditësh. Rezulton që ai të jetë qëlluar me një plumb në kokë.

Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është dërguar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit.

Sipas mediave malazeze, policia nuk ka gjetur armën apo gëzhojën. Pranë trupit nuk kishte asnjë provë që do të ndihmonte grupin hetimor.

Fillimisht u dyshua se ai ishte vetëvrarë, por pas këqyrjes me imtësi të vendit të ngjarjes, policia arriti në konkluzion se Elezoviç është vrarë.

Mediat malazeze raportuan se një bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se Elezoviç bashkëpunonte me trafikantët duke i lejuar ata të kryenin aktivitetin kundrejt shpërblimeve në të holla. Pikërisht për këtë hetimet janë përqendruar tek një rrëmbim i mundshëm i zyrtarit të policisë nga grupet kriminale.

Trupi i pajetë u gjet pikërisht në këtë vend, rreth orës 21:40 minuta të mbrëmjes së të martës nga banorët e zonës.

Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.

Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014. Së fundmi  punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në Ulqin e Tivar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Turqia i propozon SHBA-së instalimin e raketave ruse S-400 në territoret e okupuara, në të kundërt ato do vendosen në kufi me Azerbajxhanin

Turqia i propozon SHBA-së instalimin e raketave ruse S-400 në territoret e okupuara, në të kundërt ato do vendosen në kufi me Azerbajxhanin

Publikuar më 12.06.2021
Pak para takimit të Joe Biden me homologun e tij turk, Erdog...

Pak para takimit të Joe Biden me homologun e tij turk, Erdogan, të hënën, gjatë një periudhe marrëdhëniesh të acaruara midis Uashingtonit dhe Ankarasë, doli informacioni se qeveria turke u kishte propozuar Shteteve të Bashkuara vendosjen e raketave ruse në territoret e okupuara, sipas gazetës opozitare Jumhuriyet. Sipas “Kathimerini” të Qipros, kolumnisti i Cumhuriyet, Mehmet […]

Lexo më shumë

Ulje drastike e infektimeve me COVID-19 në Greqi: 591 raste të reja, 360 të intubuar dhe 21 vdekje

Ulje drastike e infektimeve me COVID-19 në Greqi: 591 raste të reja, 360 të intubuar dhe 21 vdekje

Publikuar më 12.06.2021
Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 591, sipa...

Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 591, sipas raportit të EODY. Numri i njerëzve të intubuar ra në 360, ndërsa vdekjet në 24 orët e fundit janë 21. Nga rastet e fundit, dy u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 414.636 (ndryshim ditor + 0.2%), […]

Lexo më shumë

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 12.06.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19. Nga sëmundja janë […]

Lexo më shumë

Kosova kërkon ndihmë nga Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Kosova kërkon ndihmë nga Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më 12.06.2021
Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacion...

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacione nga kompania Facebook për llogari të qytetarëve të Kosovës, kryesisht në kuadër të hetimeve për vepra penale. Nga janari i vitit 2013 e deri në muajin maj 2021, Kosova ka kërkuar plot 228 herë ndihmë nga Facebook-u. Njëzet kërkesa për qasje në informacione të llogarive, janë dërguar vetëm […]

Lexo më shumë

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

Publikuar më 11.06.2021
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje ...

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje për takimin mes Kosovës e Serbisë, i cili pritet të mbahet të martën më 15 qershor në Bruksel. Në këtë takim për herë të parë për çështjen e dialogut do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Përmes […]

Lexo më shumë

Raportuesja e Kosovës në PE, Von Cramon: “Non-paper” u draftuan në Moskë e Beograd, krijojnë frikë e trauma

Raportuesja e Kosovës në PE, Von Cramon: “Non-paper” u draftuan në Moskë e Beograd, krijojnë frikë e trauma

Publikuar më 11.06.2021
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cr...

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për dokumentet “non-paper” për ridefinim të kufijve në Ballkan, që rrodhën në media kohët e fundit, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd. Ajo komentoi liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të […]

Lexo më shumë

Greqia drejt suksesi në luftën ndaj virusit: 791 raste të reja, 375 të intubuar dhe 11 vdekje

Greqia drejt suksesi në luftën ndaj virusit: 791 raste të reja, 375 të intubuar dhe 11 vdekje

Publikuar më 11.06.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 791, nga të cilat 1 u zbulua pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 413.954 (ndryshimi ditor + 0.2%), nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të […]

Lexo më shumë

Rekord infektimesh nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rekord infektimesh nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 11.06.2021
Maqedonia e Veriut ka publikuar shifrat zyrtare të COVID-19 ...

Maqedonia e Veriut ka publikuar shifrat zyrtare të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave, rezulton se kanë humbur jetën 2 persona ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 5, 470 viktima. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2.885 teste të realizuara, 20 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid. Gjithashtu […]

Lexo më shumë