×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U tha se u vetëvar me lidhëse këpucësh në furgonin e burgut, vëllai i Adem Rusit: E vranë gardianët grekë, t’i bëhet autopsia në Shqipëri

Familjarë të shqiptarit Adem Rusi nga Zvezda e Korçës, i cili u raportua i vdekur brenda furgonit kafaz të burgut  Malandrinos në Greqi hedhin dyshime që ai ti ketë marrë jetën vetes me lidhëset e këpucëve. Shkëlqim Rusi në një prononcim për mediat akuzon se të vëllanë ja vranë gardianët e burgut.

“Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e papranueshme, është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar.

Rusi evidenton edhe raportimet kontradiktore mbi vdekjen e të vëllait. “Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit”. Shoqërimi i tij me lidhëse, një element i ndaluar për të burgosurit, është një tjetër dyshim. “Kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke”. Për tu dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të tyre, familja Adem Rusit kërkon që ti bëhet autopsia në Shqipëri.

“Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di çtë them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vëllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor.Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta”.

Sipas mediave greke, Adem Rusi i dha fund jetës ndërsa po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos brenda një furgoni të burgut, si kafaz. Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh nga dritarja. Më herët, ai u dërgua në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.

Burgu i Malandrinos në Greqi është bërë shpesh lajm për media në Shqipëri pasi aty vuajnë dënimin shumë shqiptarë.  Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar vret veten në ambientet e këtij burgu. Një 49-vjeçar vari veten gjithashtu në moshën 49-vjeçare, pasi vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ndërkohë që në Malandrino ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë e 7 viteve më parë ku Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli, vrau në burgun Malandrino me një thikë të improvizuar një gardian. Ai pak orë më pas u torturua dhe vdiq në duart e gardianëve në burgun Nigrita.

Shkëkqim Rusi, vëllai i viktimës

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risil...

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës. Bëhet me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se një mjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Nga ana tjetër njoftohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Publikuar më 28.01.2022
Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë pres...

Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë presidentin rus Vladimir Putin këtë vit, pavarësisht nga vendosjet ushtarake e Moskës në kufirin ukrainas. “Ne organizojmë tradicionalisht një takim vjetor biznesi me Presidentin Putin dhe ministra të rëndësishëm për ekonominë për të adresuar çështjet aktuale në marrëdhëniet ekonomike”, tha Komiteti Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës […]

Lexo më shumë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Publikuar më 28.01.2022
Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidat...

Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në logon e Partisë Socialiste. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë në Selinë Rozë, drejtuesit politikë të qarqeve ku do zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki, kanë dalë dhe kanë bërë publikë […]

Lexo më shumë

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Publikuar më 28.01.2022
Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat i...

Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata. Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos. Hetimi përfshiu 33 persona […]

Lexo më shumë

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

Publikuar më 28.01.2022
Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë france...

Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë franceze dhe policinë lokale, ka çmontuar një organizatë kriminale me bazë në provincën e Tarragona, me degë në Tarragona, Cambrils, Calafell, El Vendrell, Flix dhe La Bisbal del Penedés. Organizata u zbulua nga agjentët e hetimit në mesin e vitit të kaluar 2021, por për shkak të […]

Lexo më shumë

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Publikuar më 28.01.2022
Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgje...

Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale kandidati pë Bashkinë e Shkodrës, Ardit Qylybyli. Reagimi nga Ardit Qylybyli: “Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar […]

Lexo më shumë

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një motor është përplasur me një fuoristradë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, […]

Lexo më shumë

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 28.01.2022
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qyteta...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 2564 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose […]

Lexo më shumë