
Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37-vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.
Policia ka identifikuar një 28-vjeçar nga Raguza si autorin e dyshuar të ngjarjes tragjike. I riu, person me probleme të shëndetit mendor, ka pranuar krimin pas arrestimit. Bruna jetonte në Vittoria me bashkëshortin dhe dy fëmijët, një vajzë 16 vjeç dhe një djalë 11 vjeç. Kur ndodhi vrasja, ajo ishte bashkë me djalin e saj të vogël. Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, nuk ia doli t’i japë ndihmën e parë të plagosur, e cila nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Viktima Brunilda Halla
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply