
Detaje të reja janë bërë të ditura rreth plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mësohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Marion Mitro.
Mitro ka shkuar në spitalin e Vlorës i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Pas raportimit të ngjarjes, policia ka nisur krehjen e zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Mësohet se policia po vijon krehja e zonës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Mitro është një person i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ai është një persona me precedentë të mëparshëm penal. Në dhjetor 2013 ai u akuzua se kishte porositur atentatin me bombë ndaj ish- Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, makina e të cilit iashte parkuar poshtë zyrave të kryeministrisë, ku xhenierët çmontuan 250 gramë lëndë plasëse tip C4.
Mitro u ndalua në Rinas në janar 2014. Ai kishte punuar në Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë Vlorë deri në vitin 2013. Kur ishte larguar nga kjo detyrë nga ish-kryebashkiaku Gjika. Emri i Mitros doli pas arrestimit të Julian Sinanit, vrasësit me pagesë që përgatiste edhe bombat për atentate, që rrëfeu se atentatin ndaj Dervishit e kishte porositur ai. Ai ishte pjesë e te ashtuquajturës “banda e tritolit” drejtuar nga Julian Sinanaj.
Komunikata e policisë së Vlorës
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply