×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U “plagos” në vijën e parë të frontit/ Miq, kolegë e politikanë: Shërim të shpejtë prof. Kraja

Prof. Dhimitër Kraja, alias doktor Luli, u rikthye në këto ditë të vështira të pandemisë nga koronavirusi në pavijonin ku punoi për dekada të tëra për të ndihmuar kolegët dhe për të shëruar pacientët e infektuar. Angazhimi i mjekut të dalë në pension meriton mirënjohje dhe përulje, por fatkeqësisht, dr. Kraja u prek  edhe vetë. Ai është në gjendje të stabilizuar, por me qindra mesazhe kanë mbërritur përsëdyti në adresë të tij, tashmë me thirrjeje kuraje dhe urimin për shërim të shpejtë. Shekulli sjell më poshtë disa prej mesazheve nga emra të njohur të politikës, shëndetësisë e medias.

Koço Kokëdhima, Kryetar i Partisë Zgjidhja

Prof. Dhimitër Kraja, ish-Shefi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, nga dje po përballet edhe vetë me virusin COVID-19. Ai braktisi jetën e qetë në pension, për t’u riktyer në krye të detyrës si në 48 vitet e karrierës së shquar profesionale, duke u bërë burim frymëzimi për bluzat e bardha që janë në radhën e parë të betejës me pandeminë. I uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në gjirin e familjes dhe të kolegëve.

Bajram Hysa, ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë

Mora vesh që në këtë luftë globale kundër një armiku të padukshëm, duke qenë në vijën e parë të frontit, edhe juve jeni plagosur. Ndërgjegja juaj profesionale, misioni i mjekut dhe fisnikëria iu rikthyen në Spitalin infektiv, atje ku ke shërbyer me devocion për dekada të tëra duke qenë përherë një ndër Profesorët dhe mjekët elitare të Fakultetit të Mjekësisë dhe të mjekësisë shqiptare. Prof. Dhimitër Kraja është karakterizuar gjithmonë nga përkushtimi ndaj profesionit mjekësor dhe ndaj të sëmurëve. William Petty ekonomist dhe filozof anglez, që në vitin 1642 shkruante: “Mjekët, (ashtu) si verërat, janë më të mirë sa më shumë përvojë të kene”. E këtë përvojë Prof. Luli nuk hezitoi ta ofrojë edhe tani kur zëri i ndërgjegjes profesionale dhe fisnikëria e tij e drejtuan atje në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie boterore. Të uroj ta marrësh veten shpejt, dhe do ta marrësh patjetër. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde!

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë. I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.

 

Fiori Dardha, Moderatore në “Ora News”

Prof. Dhimitër Kraja është prekur nga Covid – 19 dhe po trajtohet në spitalin infektiv! Prof. Dhimitër Kraja, ose Dr.Luli, siç e njohin të gjithë, ka shërbyer një jetë të tërë në spitalin Infektiv. Ndonëse në pension, doktori i nderuar ishte nga të parët që u rikthye në sistem për të ndihmuar stafin e Infektivit. I uroj me shpirt, shërim të shpejtë Prof. Krajës!  Mirënjohje pafund për gjithë stafin e përkushtuar të Shërbimit Infektiv, që po punon me vetëmohim, ditë e natë, duke përballuar me profesionalizëm dhe dinjitet këtë situatë kaq të vështirë! KURAJË!  Në vend të komenteve do të doja duartrokitje për mjekët, infermierët dhe gjithë personelin mjekësor! Jeni heronj të vërtetë!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekrem Spahiu në 125-vjetorin e lindjes: Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Ekrem Spahiu në 125-vjetorin e lindjes: Pse Ahmet Zogu lartësohet gjithnjë e më shumë

Publikuar më 08.10.2020
Ekrem Spahiu Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi...

Ekrem Spahiu Si sot 125 vjet më parë, më 8 Tetor 1895, lindi Ahmet Zogu-Mbret i shqiptarëve, i cili që në rininë e hershme u thirr dhe iu përkushtua Shqipërisë në të gjitha momentet vendimtare historike të saj, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë dhe gjatë gjithë jetës së tij. Regjimi komunist, jo vetëm […]

Lexo më shumë

Silvio Berlusconi shërohet nga COVID-19

Silvio Berlusconi shërohet nga COVID-19

Publikuar më 14.09.2020
Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi, është shëruar nga ...

Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi, është shëruar nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë se ish-kryeministri ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano. Ai ka qëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo. Tamponi i kryer pak orë më parë ka […]

Lexo më shumë

Pas Berlusconit infektohet me Covid-19 edhe vajza e tij

Pas Berlusconit infektohet me Covid-19 edhe vajza e tij

Publikuar më 07.09.2020
Gjendja e përgjithshme klinike e Silvio Berlusconi, aktualis...

Gjendja e përgjithshme klinike e Silvio Berlusconi, aktualisht i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano pas infektimit me koronavirus, duket se po përmirësohet. Përveç Berlusconit, i cili prej katër ditësh vijon të jetë i shtruar në spitalin e Milanos me diagnozën e pneumonisë bilaterale SARS-COV-2, edhe vajza e tij Marina gjithashtu doli pozitive sot […]

Lexo më shumë

Ndërron jetë Joe Ruby, krijuesi i filmit “Scooby-Do”

Ndërron jetë Joe Ruby, krijuesi i filmit “Scooby-Do”

Publikuar më 28.08.2020
Ka ndëruar jetë në moshën 87-vjeçare, Joe Ruby, një nga krij...

Ka ndëruar jetë në moshën 87-vjeçare, Joe Ruby, një nga krijuesit  e filmit për fëmijë ‘Scooby-Doo’. Ruby ka lënë këtë botë në Westlake Village, Kaliforni. Seriali origjinal i Ruby, ‘Scooby-Doo, Where are you?’ u krijua në vitin 1969 dhe flet për një qen të madh të quajtur Scooby-Doo dhe miqtë e tij njerëzorë që zgjidhin mistere […]

Lexo më shumë

E mbani mend Kevin tek “I vetëm në shtëpi”/ Sot feston ditëlindjen dhe ndihet i moshuar

E mbani mend Kevin tek “I vetëm në shtëpi”/ Sot feston ditëlindjen dhe ndihet i moshuar

Publikuar më 27.08.2020
Filmi “I vetëm në Shtëpi” me protagonist “Kevin”...

Filmi “I vetëm në Shtëpi” me protagonist “Kevin”, ende mbetet një prej kujtimeve më të bukura, teksa shijohet çdo fundvit në ekrane apo platforma nga familjet. Por, Kevin i cili mbetet për botën ai çunaku simpatik i vitit 1990, dje ka mbushur 40 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori Macaulay Culkin, në faqen […]

Lexo më shumë

Sonetet nuk mund ta fshehin/ Shekspiri ishte ‘pa dyshim’ biseksual

Sonetet nuk mund ta fshehin/ Shekspiri ishte ‘pa dyshim’ biseksual

Publikuar më 24.08.2020
William Shakespeare ishte ‘pa dyshim biseksual’ ...

William Shakespeare ishte ‘pa dyshim biseksual’ dhe shkroi 27 prej soneteve të tij për meshkujt pavarësisht martesës së tij 34-vjeçare me një grua, kanë zbuluar studiuesit. Profesor Sir Stanley Wells dhe Dr. Paul Edmondson analizuan 182 sonete të shkruara nga Shekspiri që nga viti 1578 e më vonë. Dramaturgu, i cili jetoi midis 1564 dhe […]

Lexo më shumë

“S’dua të jem pjeshka mbi taka”/ Einxhel Shkira i thotë “lamtumirë” ekranit

“S’dua të jem pjeshka mbi taka”/ Einxhel Shkira i thotë “lamtumirë” ekranit

Publikuar më 21.08.2020
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende me eksperiencë shumë...

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende me eksperiencë shumë më të gjatë televizive, figura e femrës përdoret shumë për konceptin e të bukurës dhe tërheqëses përmes pamjes fizike. Kjo nuk i pëlqen aspak një vajze si Einxhel Shkira dhe moderatorja tregon se nuk dëshiron të kthehet më në një projekt televiziv. Eksperienca e […]

Lexo më shumë

Nga ushtarak në agronom/ Zaim Sina, duararti i festave dhe gëzimeve familjare

Nga ushtarak në agronom/ Zaim Sina, duararti i festave dhe gëzimeve familjare

Publikuar më 20.08.2020
Dilaver Xhelili Në një nga lulishtet e qytetit ishin ulur dy...

Dilaver Xhelili Në një nga lulishtet e qytetit ishin ulur dy ish-ushtarakë. Ata po bisedonin për jetën ushtarake, që kishin kaluar ndër vite. Tregonin për ish-kolegët e tyre, që kishin punuar një jetë të tërë. Kemi kaluar një pjesë të madhe në ushtri, pa llogaritur vitet e bukura të rinisë. Njëri nga ish-ushtarakët, u shpreh; […]

Lexo më shumë