U kap me heroinë, dyshohet dhe për prostitucion, në pranga 25-vjeçarja në Fier

Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia në Berat pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në kontrollin e ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

Sipas policisë në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Berat

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të operacionit policor “Vëzhgimi”.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe canabiss sativa.

Vihet në pranga 1 person dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta heroinë, në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, bënë të mundur arrestimin e shtetases R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin  pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

Gjithashtu, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me shtetasen R. D., në mjetin e saj.

Në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Nga ana e strukturave të Policisë Rrugore, në vijim të punës për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, gjatë kontrollit të ushtruar prej tyre janë konstatuar 7 shtetas, të cilët drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Nga ana e forcave policore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve:

  1. I., 31 vjeç, banues në fshatin Koritëz, Kuçovë, pasi drejtonte motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.
  2. H., 61 vjeç, banues në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.
  3. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Hinkë, Ura Vajgurore, pasi drejtonte motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.
  4. G., 49 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore, pasi drejtonte motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  1. M., 65 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, pasi drejtonte motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.
  2. D., 63 vjeç, banues në fshatin Poshnjë, Ura Vajgurore, pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.
  3. Y., 14 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, pasi drejtonte motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet