
Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqëronte kryeministrin Rama, gjatë vizitës disaorëshe në Kiev, kur ndërroi disa kostume. Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi. Më pas ajo u shfaq me një blu shoqëruar sërish me fjongon dhe kombinuar me një bluzë të errët. Dhe në paraqitjen e tretë Spiropali është fotografuar me një kostum ngjyrë ulliri shoqëruar me një këmishë të bardhë. Gjithashtu Spiropali u pa veshur me taka të ulëta për të plotësuar pamjen e saj, raportoi Panorama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply