“Toyota Yaris” gati për gjykim, prokuroria iu njofton akuzat të dyshuarve

Ka përfunduar hetimi mbi dosjen e shumëpërfolur “Toyota Yaris” dhe tanimë çështja është gati për gjykim. Prokuroria iu ka komunikuar akuzat shtetasve; Edi Likës, Klevi Likës dhe Alban Mollaymerit.

Ndërsa të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje apo dijeni për shumën e gjetur në dy automjetet, të cilët vinin nga Belgjika.

Mësohet se Prokuroria do të veçojë një çështje tjetër penale për të hetuar bashkëpunëtorët. Për Agim Cekajn është pushuar akuza dhe do dërgohet në gjyq vetëm për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.

Ndërsa policia vijon kërkimin e kushërinjve Alfred e Elvis Vladi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet