Tjetër ditë zie në Itali, 727 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Shifrat e personave që humbasin jetën nga koronavirusi në Itali vijojnë të jetë i lartë. Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 727 persona në Itali.

Numri i përgjithshëm, i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 13 155.

Gjatë përditësimit të të dhënave, drejtuesi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, tha se në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus është 4 782.

Vetëm në zonën e Lombardisë, që është më e prekura deri më tani, janë shënuar 394 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2 937 duke e çuar në 80 562 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 16 847 dhe 4 035 prej të shtruarve janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri total i të infektuarve në të gjithë Italinë ka shkuar në 110 574.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet