“Tirana, një shekull kryeqytet”, dekorohen figura që lanë gjurmë në histori (FOTO)

Foto 1 nga 5 Pas Para

U mbajt sot eventi “Tirana, një shekull kryeqytet”, ku morën pjesë figura të shquara të kryeqytetit, dhe u dekoruan disa prej figurave që lanë gjurmë në historinë e qytetit.

Eventi u organizua në Teatrin Kombëtar nga shoqata “Tirona Intellectum”, shoqata “Bashkësia Dibrane” dhe “Aleanca për mbrojtjen e teatrit”.

Në fjalën e saj, kryetarja e “Tirana Intellectum” u shpreh se u zgjodh pikërisht Teatri Kombëtar sepse është ikonat e pakta që përfaqëson historinë arkitetkturore të Tiranës pas katrahurave që ka pësuar nga sistemet dhe se teatri është kthyer në simbolin e rezistencës kundër të keqes e shkatërrimit që ka përfshirë këtë vend, raporton gazetarja e “Shekulli”-t Lorena Resulaj.

Said Semedin Toptanit i jepet titulli Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut me motivacionin personalitet i shquar i qytetit të Tiranës, që ka luajtur një rol të rëndësishëm ne Rilindjen Kombëtare dhe kulturën shqiptare.

Ismail Ndroqi merr titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut për kontributin e shquar artistik kulturor në shpalljen e Tiranës kryeqytet.

Hasa Zyberi, merr titullin Mjeshtre e Madhe për kontributin në muzikëm popullore tiranase dhe muzikën tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

Hatixhe Skënderi, nderohet me titullin Naim Frashëri për cilësitë e veçanta njerëzore në shërimin e plagëve të shoqërisë dhe emancipimin e grave dhe vajzave.

Etem Tabakut i jepet titulli për Merita të veçanta civile për kontributin e tij në arsimim dhe edukimin e shumë brezave të Tiranës.

Me titullin Mjeshtër i Madh nderohet Gazmend Bakiu për kontributin dhe përkushtimin si studiues në ndriçimin e historisë, vlerave të qytetit të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur nga presidenti Ilir Meta tha se: “Dua të uroj nga zemra të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët kudo ku janë: gëzuar 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. E prita me shumë kënaqësi ftesën tuaj për të nderuar kontributin shekullor të shumë brezave. Caktimi i Tiranës si kryeqytet ka qenë një nga veprimet më të zgjuara dhe themeltare të shtetformimit tonë”.

Mandej kreu i shtetit shtoi se: “Në këtë 100 vjetor përkulem me mirënjohje ndaj kontributit, historisë, mirësjelljes dhe vlerave etnokulturore të komunitetit tiranas. Kryeqytetet meritohen jo vetëm nga pozicioni gjeografik, por edhe bazuar mbi traditën, monumentet historike, vlerat kulturore dhe cilësitë njerëzore të banorëve. Jam i vetëdijshëm se në historinë 100-vjeçare të Tiranës, krahas arritjeve është dëshmuar për fat të keq edhe cenimi, egocentrizimi dhe papëpëgjegjshmëria për t’u ngritur dhe shkelur mbi vlerat e të parëve tanë të nderuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet