×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Nga: Vasilika Laçi

Ti nuk je fajtore!

Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. Fajtor është sistemi arsimor dhe shkolla që nuk edukuan, trajtuan dhe fuqizuan njësoj vajzat dhe djemtë. Edhe familjet që nderin dhe turpin e mishëruan mbi ekzistencën, sjelljen dhe jetën tonë.
Faji është i gjykatave që aministojnë përdhunuesit. Faji është i një qeverie reformat e së cilës vetëm sa thelluan mjerimin, varfërinë, krimin dhe dhunën, nga ku e pësojnë veçanërisht vajzat dhe gratë e varfra. Se të jesh e varfër nuk është turp, sikurse të përdhunohesh është krim e kurrsesi turp i yti!

Fajtor është burri që të zuri pritë dhe abuzoi me ty. I panjohuri që të përndoqi, apo ai që tradhëtoi besimin tënd dhe zgjodhi të të lëndonte. Ai që abuzoi me pushtetin dhe forcën e tij për të përftuar kënaqësi të sëmurë nëpërmjet dhunës e poshtërimit. Ai që perversitetin zgjodhi ta çonte më tej, duke të të kërcënuar më pas apo/dhe duke filmuar veten teksa kryente një akt krimi, si një mënyrë për të të mbajtur peng të dëshirave të tij të errëta; për të të frikësuar e turpëruar për turpin, që në fakt vetëm ai e mban mbi shpinë, sepse ti nuk je fajtore!

Fajtorë janë të gjithë ata/ato që përmes heshtjes së tyre e normalizojnë krimin. Fajtorë janë edhe ata që zgjodhën të mos reagonin, por e thelluan këtë krim duke të të lënduar sërish me moskokëçarje, përbuzje apo nënqeshje. Edhe ata që të kërcënuan se fajin e tyre do ta hidhnin mbi ty e më pas, do t’u tregonin gjithë të tjerëve.

Fajtore është e gjithë bota, vetëm ti jo!

Sikur të kishe një thes me para, do të zhdukeshe nga sytë këmbët, jo? Larg përdhunuesit. Larg atyre që gishtin e drejtojnë gabim. Larg medias që zgjodhi të të lëndonte rishtazi duke të të ngarkuar përgjegjësitë e përdhunuesit. Larg të gjithë atyre që nuk do ta kuptojnë dot kurrë dhimbjen tënde, ndjesinë e hidhur në stomak, mendimet që ta vrasin gjumin, lotët në dush teksa përpiqesh të pastrosh një pisllëk që nuk është yti.
Ti nuk i ke paratë, por ke guximin për ta përballuar ballëlartë këtë situatë, sepse ti nuk je ajo çka të ndodhi – kjo gjë as nuk të përshkruan dhe as të përcakton. Ti je një grua e guximshme dhe e fuqishme. Mbi të gjitha, ti nuk je vetëm! Dhimbja yte është edhe e jona!

Dhuna ndaj teje është dhunë ndaj të gjithave ne! Ne jemi shumë dhe jemi të revoltuara, prandaj nuk do të heshtim, por do t’i bashkojmë duart e do të ecim krah për krah, derisa kjo të mos përsëritet ndaj askujt më, derisa ne të trajtohemi me dinjitet dhe të respektohemi në mënyrë të barabartë.
Derisa të mos druhemi të dallojmë dhunuesin dhe krimin, derisa drejtësia të vihet në vend dhe derisa të kemi një shoqëri më të mirë për vajzat dhe gratë!

Deri atëherë dhe gjithmonë, bashkë e të zëshme!

Motrat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Publikuar më 18.05.2020
Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Ro...

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Publikuar më 26.11.2019
Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar...

Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe sulltanit osman Abdul Hamid. Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të […]

Lexo më shumë

Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama!

Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama!

Publikuar më 25.11.2019
Elona Caslli Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Kockat do...

Elona Caslli Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Kockat do të fillojnë të bëjnë zhurmë si paralajmërim i kohës me shi dhe pasi shiu të ketë rënë do të thuash fjalinë që thuhet shpesh: “ Kockat e mia u liruan”. Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Ndonjëherë do të të duket […]

Lexo më shumë