×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Thirrje organeve drejtuese për luftën kundër varfërisë!

Silvana Begaj

Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t´u shitur (Rousseau) Detyra themelore e një shteti është garantimi i një jete dinjitoze për shtetasit e tij. Fokusi i çdo qeverie, pushteti, duhet patjetër të përfshijë shtresat në nevojë duke quajtur të tillë çdo të papunë, të sëmurë, me aftësi ndryshe, pensionistët etj ,përndryshe nuk kryhet thelbi i punës për të cilën është votëbesuar.

Sot, 600 mijë qenie njerëzore janë në prag të minimumit jetik. 600 mijë jetë,600 mijë dinjitete njerëzore të nëpërkëmbura e të trajtuara pa respekt. 15% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri të plotë dhe vetëm 7% prej tyre marrin ndihmë ekonomike. Edhe kjo pjesë merr një ndihmë ekonomike turpëruese e cila shkon nga 37 mijë lekë deri në 45 mijë lekë në pjesën më të madhe. Shoqëria duhet të jetë kontributor për këtë kategori edhe pse është shteti dhe qeveria me autoritetin që i buron nga ligji të bëjë shpërndarjen e drejtë të kontributit financiar.

Qeveritë ndër vite, në fondet e shpërndarjes së të ardhurave kanë dështuar në këtë sipërmarrje për t´u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë duke e zhytur vendin në këtë errësirë. Ne ende sot pas 30 vitesh sistem pluralist nuk kemi një përcaktim të detajuar dhe real të minimumit jetik,bazën për një jetë minimale dhe dinjitoze të shtresave në nevojë duke i lënë në mëshirë,varfëri dhe skamje. Duhet patjetër të llogaritet dhe minimumi jetik për fëmijët i cili as nuk është zënë në gojë nga politika e as nuk po planifikohet për të ardhmen. Minimum jetik është shumatorja financiare e një numëri produktesh ushqimore për konsumim që realizojnë minimumin e mbijetesës dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës duke shtuar këtu dhe një numër artikujsh jo ushqimor bazik minimal për të përmbushur shërbimet e nevojshme. Sot, minimumi jetik është llogaritur 2 dollarë në ditë. A është i mjaftueshëm ky 2 dollarë në vendin tonë? Përse nuk është ndërmarrë asnjë studim nga INSTAT apo nga qeveria duke e lënë këtë problem të hap më shumë plagë shoqërore?

Unë mendoj se: paaftësitë ,arroganca dhe padrejtësitë e qeverive, mosndjeshmëria njerëzore dhe moszbatimi kushtetutes për një jetë dinjitoze nuk janë në fokus të tyre sepse interesat personale zotërojnë dëshirën e absurdes dhe sepse ende nuk kemi mekanizma ligjorë detyrues për këtë. Qeveria jep 2 miliard euro për koncesione dhe nuk kujdeset për shtresat në nevojë. Pse të duam një qeveri të tillë që përveç kësaj ka reduktuar dhe numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike? Por përse duhet saksionuar minimum jetik?

Është detyrim kushtetues dhe i të drejtave njerëzore, Është pika ku pragu i pensioneve dhe i pagave minimale do ketë mundësinë e shtimit dhe vetë tregu do të gjej mundësinë e vetrregullimit, Ulet niveli i varfërisë dhe skamjes, Rritet fuqia blerëse dhe fuqizohet tregu, Rritet dinjiteti njerëzor dhe mundësia më e mirë për të mbijetuar, Qeveria mund të operojë dhe në mënyra alternative në ndihmë të kësaj kategorie: Uljen e energjisë elektrike për këto familje sipas masës dhe përqindjes së caktuar e të rregulluar me ligj, Uljen e çmimit për transportin publik si tarifë ose falas, Disa shërbime bazike financiare si përshembull pagesën e një përqindjeje të caktuar të qerasë së banesës etj.

Shteti duhet të pajisi me numra personal këdo dhe të ketë detyrim pasqyrën financiare për këdo që në fund të vitit të përllogariten të ardhurat familjare dhe individuale dhe në bazë të kësaj të përcaktohen ndihmat dhe kushtet për marrjen e tyre dhe të mos lihen në dorë të abuzimeve apo dëshirave të komunave dhe administratës. Pa minimumin jetik jemi shumë larg dinjitetit njerëzor, do vazhdojmë të kemi probleme sociale të rënda dhe çdo pasojë që vjen prej saj. Sepse jeta nuk është vetëm të marrësh frymë dhe të presësh pa shpresë për një ndryshim që nuk vjen kurrë! Sepse jeta nuk jetohet duke lejuar blerjen tuaj vetëm ditën e votimeve. Unë, ju, familjet tuaja, Ne, meritojmë dhe na takon më shumë. Sepse për një jetë dinjitoze duhet një luftë dinjitoze! Dhe në një luftë të tillë nuk shitet e drejta duke pranuar të shitet e ardhmja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

Publikuar më 24.07.2021
Erion Dasho Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID...

Erion Dasho Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID, duhet “udhëtuar” pas në kohë në 26 qershor. Madje dhe në katër javët që paraprinë 26 qershorin, numri i vdekjeve nga COVID ishte 9 të tilla, ku asnjë ditë nuk kishte patur më shumë se 1 humbje jete dhe ditë të tëra e […]

Lexo më shumë

Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj

Publikuar më 20.07.2021
Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është s...

Monografia “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” është studimi më i fundit i Gëzim Alpion për figurën dhe personalitetin e humanistes së madhe shqiptare. Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm […]

Lexo më shumë

Nishani denigron Bashën: E di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet

Nishani denigron Bashën: E di shtetin “lodër” ku mund të argëtohet e partinë zyrë ku mund të punësohet

Publikuar më 19.07.2021
Një ditë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD...

Një ditë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në një koment të gjatë të botuar në profilin e tij në “Facebook”, Nishani i ngarkon në shpinë Bashës të gjitha dështimet e opozitës në 8 vitet e shkuara dhe betejën e […]

Lexo më shumë

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Rovena Voda- manuali perfekt i SPAK-ut për “cironka”

Publikuar më 15.07.2021
Arben Rrozhani Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokat...

Arben Rrozhani Rovena Voda sapo kishte hapur një zyrë avokatie për të siguruar mbijetesën për familjen ku burrë e grua ishin pa punë dhe të ardhurat e vetme ishin dy pensione mjerane. Por nuk do të ketë mundësi të shkojë, sepse sot Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar la të pandryshuar masën e sigurisë […]

Lexo më shumë

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Ish-rivali i Bashës: Hapja, bërja parti e parë dhe ardhja në pushtet e PD-së

Publikuar më 09.07.2021
Fatbardh Kadilli Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refr...

Fatbardh Kadilli Hapja e Partisë Demokratike mbetet një refren i përsëritur aq shpesh, sa është bërë lodhës në ligjerimin e demokratëve dhe të atyre që flasin për PD. A është e mbyllur PD që duhet të hapet? Kush e mbyll dhe pse e mbyll? Fakti që kërkesa për hapje të PD është e vjetër dhe […]

Lexo më shumë

Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë

Mërgata dhe roli i shteteve shqiptare në Ballkan! Një histori që ka nevojë të ndryshojë

Publikuar më 05.07.2021
Silvana Begaj (Nuk themi asgjë të re kur flasim për diasporë...

Silvana Begaj (Nuk themi asgjë të re kur flasim për diasporën shqiptare nëpër botë. Nuk është qëllimi as i këtij shkrimi të rendisë faktet dhe rolin e diasporës shqiptare përgjatë historisë sonë të vjetër e të re kombëtare). Janë ndoshta raste të rralla në botën e qyteteruar ku për ngritjen ,formimin dhe ekzistencën e shteteve […]

Lexo më shumë

Një natë para fundit

Një natë para fundit

Publikuar më 27.06.2021
Elona Caslli Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe...

Elona Caslli Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai shoku im që punoi vjet atje, më tha se dalin edhe bakshishe dhe fundi i muajit është i mirë. 3 muaj nuk janë pak. Lekët që do marr nuk do i mbaj të gjitha për vete. Do jap edhe diçka  […]

Lexo më shumë

Ku e ka origjinën “kafshëria” që na ka pushtuar

Ku e ka origjinën “kafshëria” që na ka pushtuar

Publikuar më 26.06.2021
Nga Tanush Çaushi Sot lajmi kryesor është që Policia bëri na...

Nga Tanush Çaushi Sot lajmi kryesor është që Policia bëri namin me gjoba për makinat në aksin Fier-Vlorë. Fill pas aksidentit tragjik. Dhe kjo erdhi si kofini pas të vjelit. Nuk është hera e parë në këtë vend që pas çdo ngjarjeje tragjike bëhen aksione si paradat e modës për disa ditë dhe pastaj harrohen. […]

Lexo më shumë