Thanë që u ndanë, por çfarë po ndodh me Kejsin dhe Stresin?!

Jo më larg se dje, këngëtari i njohur, Stresi, publikoi këngën e tij më të re me titull “Zemrën maje”.

Pas një postimi të Stresit para disa ditëve, publiku hamendësonte se kënga ishte kushtuar ish të dashurës së tij, Kejsit, pasi sipas tyre i përshtatej teksti i cili nuk mund të ishte për dikë tjetër pasi në pjesën e tekstit të këngës, thoshte: “T’harrosh dike që ke dasht, është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher”- shkruante Stresi në një postim, bashkangjitur me një video të postuar ku dëgjohej një pjesë e tekstit të këngës së re.

Pasi reperi i njohur, Stresi e publikoi këtë këngë, ndër të parët që e mbështetën dhe e uruan, ishte edhe ish e dashura e tij, Kejsi.

Ajo publikoi këngën e Stresit në Instastory-n e saj duke e shoqëruar me duartrokitje dhe duke i uruar atij suksese që në minutat e para të publikimit të videoklipit, ku duket qartë që asaj i ka pëlqyer shumë kënga e ish-partnerit të saj.

Dhe jo vetëm kaq, Stresi e ka ripostuar këtë postim të saj, në Instastory-n e tij duke shkruar “Ku je, ku je”.

Tani u bëmë lëmsh vërtetë, nga njëra anë rezultojnë të ndarë dhe nga ana tjetër po mbështesin njëri-tjetrin. Çfarë po ndodh midis tyre?

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet