Tërmeti shkakton dëme të mëdha në Turqi, pallati përfshihet në flakë (Video)

Tërmeti 6.5 ballë ka shkaktuar dëme të mëdha në Turqi. Deri më tani është raportuar për të paktën 4 të vdekur dhe 84 persona të plagosur.

Dëmet materiale kanë qenë të shumta dhe ministri i Brendshëm bëri të ditur se të paktën 5 pallate ishin shkatërruar plotësisht nga tërmeti.

Të mos mjaftonte tërmeti i fuqishëm, një pallat 8 katësh është përfshirë nga flakët.

Mësohet se tërmeti ka qenë 6.7 kilometra thellësi. Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti i regjistruar ishte magnitudës 6.5 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet