Tërmeti/ Riparimi dhe rindërtimi i pallateve e vilave, kush përfiton falas dhe kush paguan

Kriteret dhe rregullat që do të ndiqen mbi programin e rindërtimit. Familjet që do të përfitojnë 100% nga rikonstruksioni dhe ato të cilat nuk përfitojnë

Enida Vërça

Këshilli i Ministrave ka publikuar përcaktimin e rregullave dhe proceduarve që do të ndiqen nga programi i rindërtimit, për të gjithë personat e prekur. Kështu, personat të cilët përfitojnë 100% nga rikonstruksioni do të jenë ato banesa që nuk përbëjnë raste si ato të parashikuara në pikën 18, të kreut  II, të  këtij vendimi dhe që  janë shpallur të pabanueshme pasi janë dëmtuar në mbi 2/3 e tyre dhe/ose si pasojë e dëmtimeve të mëdha strukturore ose dëmtimeve shumë të rënda jostrukturore, janë rrezik për shembje, vërtetuar nga aktekspertiza e thelluar;b) shtëpitë  individuale ose banesat e të cilëve, kur nuk përbëjnë raste si ato të parashikuara në pikën  18, të kreut II, të këtij vendimi, dhe që janë shpallur të pabanueshme pasi janë dëmtuar në mbi 2/3 e tyre dhe/ose si pasojë e fatkeqësisë natyrore kanë  dëmtime  shumë të rënda strukturore, vërtetuar nga aktekspertiza e thelluar.

50% të pagesës

Referuar këtij vendim thuhet se përfitojnë 50% të  vlerës  së  rikonstruksionit ose  të  riparimit, individët ose familjet, shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime thelbësore deri në të mëdha, që konsistojnë në çarje të moderuara në strukturë ose çarje të mëdha në mure ndarëse dhe mbushëse ose dështim  i  mureve ndarës edhe  perimetralë,  siç përcaktohet nga aktekspertiza e thelluar. Më tej sqarohet se përfitojnë  50% të vlerës së rikonstruksionit ose të riparimit, por jo më shumë se 250  000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë,   individët  ose familjet, shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të lehta strukturore  ose dëmtime të moderuara  ostrukturore ose çarje në muret ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga aktkonstatimi ose aktekspertiza e thelluar. “Përfitojnë 50% të vlerës së rikonstruksionit ose të  riparimit,por  jo  më  shumë se 100 000 (njëqind  mijë) lekë, individët ose familjet, shtëpitë individuale ose banesat e të cilëve nuk kanë dëmtim strukturor ose kanë dëmtim të papërfillshëm deri në të lehtë jostrukturor, si çarje të lehta në  mure ndarëse dhe perimetralë, siç përcaktohet nga aktkonstatimi ose aktekspertiza e thelluar. Brenda 10   (dhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së grantit, shuma e plotë e grantit të rindërtimit i kalon përfituesit në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë”, saktëson vendim.

Granti

Granti për rikonstruksion ose riparim të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtese (pallat) do të bëhet në rast se dëmtimet që kanë nevojë për rikonstruksion ose riparime në ndërtesa (pallate) me njësi banimi  duhen kryer dhe në mjedise të përbashkëta ose në bashkëpronësi  të  ndërtesës, pjesa  përkatëse e grantit  të  rikonstruksionit ose riparimit përkatës kërkohet me aplikim nga administratori i pallatit, i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi, dhe llogaritet nga njësia vendore ose autoriteti përgjegjës veçmas nga granti që  përfitojnë  individët  ose familjet për banesat  e tyre të dëmtuara. Ndërkohë masa e grantit për punimet që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 7, të këtij kreu, është 50% e vlerës së rikonstruksionit ose riparimit.

Administratorët

Në këtë vendim janë përcaktuar edhe përgjegjësit e realizmit të këtyre punimeve, të cilët do të jenë administratori  i  certifikuar. “Në rast se nuk ka administrator të certifikuar për  ndërtesën  (pallatin)  ose  kur  administratori  i certifikuar  nuk  kryen  aplikimin, brenda 3 muajve nga  data  e  shpalljes  së  gjendjes  së  fatkeqësisë natyrore,  granti për punimet që parashikohen  në shkronjën “a”, të pikës 7, të këtij kreu, kërkohet me aplikim nga një apo më shumë banorë të ndërtesës dhe  realizohet  nga  njësia e vetëqeverisjes  vendore, me  kusht  që  pronarët  e  njësive  të  banimit  në ndërtesën  që  duhet  rikonstruktuar  apo riparuar  të investojnë  vlerën shtesë mbi masën e grantit  që përfitohet, e nevojshme  për realizimin e punimeve përkatëse”, thuhet në vendim.

          Formulari i aplikimit 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet