×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tërmeti që shkundi politikën

Imer Mushkolaj

Qytetarët nga Kosova dhe jo vetëm iu dhanë leksion politikanëve se si duhet bashkuar e bashkëpunuar në ditë tragjedish, si tërmeti në Shqipëri. Ata e nxorën kastën politike këndej e andej kufirit ashtu çfarë është – hipokrite, egoiste e inatçore. Ndërkaq arrogancës së Edi Ramës iu përgjigjën me solidarizim të pashoq.

Ra tërmeti në Shqipëri dhe doli sheshazi mënyra se si funksionon politika shqiptare këndej e andej kufirit. Ra tragjedia e dhimbja dhe u shfaq haptas ndasia e hipokrizia e njerëzve që udhëheqin të dyja vendet, qasja egoiste e inatçore e tyre.

Përtej inateve e interesave personale të kastës politike, qytetarët iu dhanë leksion atyre se si duhet bashkuar e bashkëpunuar në ditë tragjedish. Por, politikanët e mbrapshtë nuk është se nuk u sollën ashtu siç vetëm ata dinë – edhe kur nuk duhet.

Ditën e tragjedisë Ramush Haradinaj nuk i telefonoi homologut të tij Edi Ramës, por presidentit Ilir Meta. Hashim Thaçi, që do të duhej të komunikonte me Ilir Metën, bisedoi me Edi Ramën. Kështu nuk ndodh në vende normale, me politikanë normalë. Kështu ndodh ndërmjet udhëheqësve që qeverinë me mendësi fisi, e jo shteti.

Ndërkohë Edi Rama nuk e shmangu as në ditë tragjedie arrogancën e tij, që e nisi me atë që e nervozon dhe për të cilën, me të drejtë, kritikohet më së shumti – taksën e shumëpërfolur të Rrugës së Kombit. Ai vazhdon të mbajë ligjërata për “patriotin modern” që nëpërmjet pagesës së taksave ndërton dhe mban shtetin.

E vërtetë. Shqipëria e ka të drejtën e plotë që të vendos tarifa për shfrytëzimin e rrugës së ndërtuar me para publike të shqiptarëve. Këtë e kanë parasysh edhe qytetarët e Kosovës. Por ata vetëm kërkojnë që tarifa të jetë më e ulët, gjë që Rama e kundërshton.

Idiotizmi shkoi aq larg sa që ditën e parë të tragjedisë taksën u detyruan ta paguajnë edhe ata që çuan ndihma në Shqipëri. Një veprim që nuk përkonte me realitetin, kur qindra mijëra kosovarë u organizuan për t’iu dalë në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Vetëm presioni publik bëri që ditën tjetër taksa të suspendohet. Përkohësisht. Por Edi Rama vazhdoi të jep leksione për “patriotë e tradhtarë”, madje në një situatë kaq të vështirë nuk e la pa iu kthyer edhe temës së tij të preferuar – “Mini Schengenit”.

* * *

Teksa Edi Rama gjen kohë për “patriotë e tradhtarë”, më mirë do të ishte që të koordinonte si duhet veprimin e institucioneve shtetërore atje, për t’u përballur me gjendjen e krijuar. Një situatë kaotike, aspak e denjë për një shtet me 107 vjet histori e anëtar i NATO’s. Madje Rama nuk ngurroi as të përpiqet që ta minimiojë solidarizimin e pashoq të mijëra kosovarëve që hapën dyert e zemrat për qytetarët e Shqipërisë, që mbushën sheshe me ndihma të çfarëdollojshme, të cilat ua dërguan nevojtarëve. Pavarësisht arrogancës së Edi Ramës, ata treguan kulturë e vetëmohim, duke mos kursyer asgjë në ditë të vështira.

Përderisa ende vazhdojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë viktima nga rrënojat, disa udhëheqësve institucionalë kosovarë iu ra ndërmend të vizitojnë vendin e tragjedisë vetëm ditën e dytë. Më i shpejtë ishte shefi i diplomacisë greke, sesa politikanët e Kosovës që aq shumë e duan Durrësin kur zhvillojnë aktivitete atje dhe marrin mëditje të majme. Të tjerë ende “nuk kanë gjetur kohë” për t’i vizituar njerëzit që pësuan, duke u mjaftuar me respektim procedurash të ofrimit të ndihmës në raste të tilla.

Pavarësisht raportimeve për mundësinë e keqpërdorimit të ndihmave që po dërgohen në Shqipëri, nga individë të ndryshëm, qytetarët e Kosovës po e bëjnë më të mirën. E rëndësishme për ta është që t’iu gjenden sa më pranë njerëzve që kanë pësuar, disa nga të cilët i morën dhe i sollën në shtëpitë e tyre.

Nuk është ky kthim borxhi për vitin 1999, kur qindra mijëra kosovarë gjetën strehim në Shqipëri. Është, thjesht, shprehje e solidaritetit njerëzor me ata që i ndjejnë më afër dhe bashkëndiejnë me tragjedinë e tyre.

* * *

Nëse politika ka dështuar për të menaxhuar situatën e bashkërenduar aktivitetet, qytetarët kanë dhënë provimin. Ata i kanë lënë mbrapa tensionet dhe situatat e pakëndshme të krijuara nga politikanët për interesa personale dhe protagonizëm.

Politikanët andej e këndej kufirit është mirë ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, është mirë të reflektojnë dhe të provojnë të dalin nga llumi i papërgjegjësisë e arrogancës ku janë katandisur.

Përtej betejave në rrjete sociale e ekrane televizive, ata duhet të ballafaqohen me nevojat e këtyre njerëzve, disa nga të cilët kanë mbetur pa të afërm e pa kulm mbi kokë, e të tjerë që kanë mbetur pa shpresë. Përgjegjësinë për këtë e kanë të padinjitetshmit, që edhe në ditë zie shfaqin idiotësinë e tyre prej politikanësh e mungesën e njerëzores prej njerëzish. Ra tërmeti e i shkundi, i zhveshi, i la lakuriq.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Publikuar më 13.09.2020
Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së ...

Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së shumti duhet të themi nëse demokracia shqiptare ekziston për të krijuar pastaj dilemën apo dyshimin nëse ajo është në rrezik! Shqipëria ka pasur një raport jo shumë të mirë me demokracinë, në fillim për faktin se ka qenë gjithmonë nën pushtim e autoriteteve të […]

Lexo më shumë