Tërmet me magnitudë 6.8 ballë, 4 të vdekur dhe 5 pallate të shembur në Turqi (Video)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë këtë mbrëmje. Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti i regjistruar ishte magnitudës 6.5 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Paraprakisht Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 5 pallate janë shkatërruar.

Kujtojmë se dy ditë më parë edhe dy tërmete të tjera goditën Turqinë, por magnituda e tyre ishte më e ulët.

Edhe pse goditjet ishin të njëpasnjëshme magnitudat e tërmeteve ishin 5.4 dhe 4.4 ballë.

Ndërsa tërmeti i sotëm u ndje edhe në shtetet fqinje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet