
Kënga “Picasso” nga binjakët Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Elgit Dodën ka sjellë jo pak zhurmë në rrjet. Kjo për shkak se videoklipi është realizuar pranë ikonave fetare dhe kjo duket se nuk është pritur mirë nga kisha. Kjo e fundit ka bërë një reagim të ashpër ndaj filmimeve pranë këtyre ikonave, duke thënë “mos të preken pikturat e shenjta”. Sipas saj, muzika dhe pamjet që bëhen pranë tyre, fyejnë dhe dëmtojnë imazhin e kishës. Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ishte i ftuar Miron Çako, teolog përfaqësues i Kishës Orthodokse dhe sipas tij ato ikona për besimtarët nuk janë vetëm ikona, por janë mjete liturgjike. “Këto ikona për shekuj kanë qenë pjesë e kishës, por u konfiskuan në mënyrë të padrejtë, absurde dhe ngelin ende në muze. Edhe sot ndodhen në muze. Kisha ka pranuar që të jenë në këtë muze, duke respektuar etikën për paraqitjen e këtyre ikonave.
Nuk kam asgjë personale me artistët, ata bëjnë artin se ta duan, por jo ku të duan dhe për të fyer ndjeshmërinë tonë fetare, personale timen. Janë gjestet, fjalët dhe pjesa tjetër e klipit që nuk ka lidhje me ikonat”, tha Çako. Teologu u shpreh se një gjë e tillë është “degjenerim”. “Ne lutemi përpara atyre ikonave për shekuj dhe vjen dikush e merr leje dhe fyen të gjithë etikën tonë fetare”, shtoi më pas ai.

Në studio ka patur debate të forta mes të ftuarve, ku tema bënte fjalë për realizimin e klipeve në vende të shenjta apo pranë ikonave fetare. I pari që ka reaguar në lidhje me videoklipin e këngës “Picasso” të vëllezërve Veshaj dhe Elgit Dodës, ka qenë avokati, Esmerald Xhafa. Ky i fundit ka paralajmëruar më herët se do të padisë ministrinë e Kulturës, Drejtorin e muzeut kombëtar të Artit Mesjetar dhe Drejtorin e Muzeut të Fotografisë, Gjon Mili. Avokati u shpreh se ai mendon se nuk ekziston një leje që artistët mund të kenë marrë për realizimin e klipit pranë ikonave. E në momentin që Xhafa tha se ai i përket besimit fetar mysliman, ndërhyn Bledar Gramo, kurator piktor ikonash, duke i thënë “ti je avokat i djallit apo engjëllit, e vendos vetë”. Gramo shton se e ka nisur këtë nismë për çështje lekësh meqenëse nuk i përket fesë ortodokse.
Biseda në studio:
Xhafa: Nuk jam këtu për lek. Kur nuk e njeh dikë mos fol. Po përgjigjem për ty dhe të gjithë ata që mendojnë se po e bëj për lek. Jam rritur në Korçë dhe mua më dhemb se si po trajtohet jo vetëm muzeu por edhe papërgjegjësia e institucioenev.
Juridikisht kemi një ligj, që ata duhet të marrin një leje. Unë si Esmerald them se është shkelur leja, nuk ka, ose është shkelur leja. Më gjeni lejen.
Moderatorja: Mendoni se ka blasfemi?
Gramo: Qytetari nuk sheh blasfemi.
Xhafa: Nuk jam specialist, por më vjen gjynah se si ne i trajtojmë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply