×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Te ti ndërtova burrin”, Mevlan Shanaj nxjerr në pah anën romantike për ditëlindjen e bashkëshortes

Poetja e njohur shqiptare, Natasha Lako, feston ditën e sotme 72-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim romantik nga bashkëshorti i saj, Mevlan Shanaj. Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare i ka dedikuar partneres së tij prej 50 vitesh fjalët më të bukura, që çdo grua do të donte të dëgjonte nga personi i zemrës.

Në ditën e saj të lindjes, Shanaj ka kujtuar ditën më të bukur të jetës, kur u njoh për herë të parë me Natashën. “Kur u njohëm bashkë ishim studentë dhe në të gjithë historitë e moshës, nuk dihet vazhdimi. Po çfarë ndodhi mes nesh?! Unë erdha te ti, te e veçanta jote, te finesa, te aparenca që ishte ndryshe, te ndjesia që nuk kisha gjetur, te intelekti që më bënte të heshtja, te kultura që më shtynte të mësoja, te personaliteti që nuk e kisha prekur kurrë deri atë kohë në jetë. Te mençuria, te përmbajtja, te filozofia për jetën . Ti erdhe me dijen tënde dhe më pasurove mendjen, kulturën, sedrën, profesionin”, ka shkruar aktori i njohur duke u kthyer pas në vite.

“Më kujtohet kur sapo ishim njohur së bashku atë ditë maji të 23 viteve të jetës tënde, shkëlqeje me një minifund blu, me atë veshje të dilnin në pah hiret e një vajze të gjatë me trupin lastar as 5O kg dhe disa djem siç ndodhte në atë kohë vërshëllyen, por ti nuk u shqetësove, ti ishe vajzë Korçe, nuk të nënshtronte dot Tirana. Prej atij çasti kuptova se femra në raport me botën, di të jetë vetvetja kur ajo di se kush është. Unë tashmë pas 50 vjetësh kam kuptuar që të kesh një garanci nga njeriu që ke ndërtuar jetën je i bekuar! Të them 100, këtë e di, se të dyja gjyshet e tua, ikën rreth të 95 sa një ditë gjyshja që të ka rritur, kur ishte 93, tha për një shoqen e saj ‘epo ajo ishte e madhe’. Gjyshja e dinte veten ende të re. Po ti, jam i bindur, do thuash në atë moshë, ‘ej sa shumë kam për të shkruar ende’”, shkruan ndër të tjera në mesazhin e urimit Mevlan Shanaj për Natasha Lakon.

Dedikimi i plotë i aktorit

50 qindarka per te bere dashuri Vjen muaji maji dhe une prej 50 vjetesh qe kur u bere pjese e imja ndihem i lumtur. Ishte maji kur u martuam, eshte maji i pervitshem qe me ben krenar. Te jesh krenar per bashkeshorten duket normale, se gruaja eshte familja ,eshte nena e femijeve te tu , eshte gjyshja e femijeve ! Por cdo njeri ka te vecantat e tij.Kur u njohem bashke ishim studente dhe ne te gjithe historite e moshes , nuk dihet vazhdimi. Po cfare ndodhi mes nesh?! Une erdha te ti , te e vecanta jote, te finesa , te aparenca qe ishte ndryshe, te ndjesia qe nuk kisha gjetur, te intelekti qe me bente te heshtja, te kultura qe me shtynte te mesoja, te personaliteti qe nuk e kisha prekur kurre deri ate kohe ne jete. Te mencuria, te permbajtja te filosofia per jeten . Ti erdhe me dijen tende dhe me pasurove mendjen , kulturen, sedren, profesionin. Me ty zhduka , rrembimet, capkenlleqet, te ti ndertova burrin. Nder vite familja me femijet persosen kuptimin e se bukures, qe i dha jete jetes normale .Ishe ti qe mbajte autoritetin e gruas se perkushtuar, ne familje , ne krijimtari. Ishe ti me librat qe te rrethonin ne cdo qoshe, ishe ti qe zmadhove kuptimin e fisnikerise se femres. Nuk cudite askend me qenien tende, por mahnite burrin, krenove femijet. Ti ishe, je dhe do mbetesh gruaja e permasave te medha. Ti ishe femije i vetem. Ishe vajze e lindur per dije, u bere grua qe dhe dije, je bashkeshorte qe te jep kuptim. Ne cdo hap te jetes me ke bere krenar. Je femra me e lire ne vetegjykim apo veprim, kam qene burre me fat qe nuk mendoja pa siguri te hapave te tu. Ti ke ditur si te ecesh edhe e bukur, elegante ne veshje gjithe sqime. Me kujtohet kur sapo ishim njohur se bashku ate dite maji te 23 viteve te jetes tende, shkelqeje me nje minifund blu, me ate veshje te dilnin ne pah hiret e nje vajze te gjate me trupin lastar as 5O kg dhe disa djem sic ndodhte ne ate kohe vershellyen, por ti nuk u shqetesove, ti ishe vajze Korce, nuk te nenshtronte dot Tirana. Prej atij casti kuptova se femra ne raport me boten , di te jete vetevetja kur ajo di se kush eshte. Une tashme pas 50 vjetesh kam kuptuar qe te kesh nje garanci nga njeriu qe ke ndertuar jeten je i bekuar! Te them 100, kete e di ,se te dyja gjyshet e tua, iken rreth te 95 sa nje dite gjyshja qe te ka rritur , kur ishte 93, tha per nje shoqen e saj epo ajo ishte e madhe. Gjyshja e dinte veten ende te re. Po ti , jam i bindur, do thuash ne ate moshe, ej sa shume kam per te shkruar ende. Perseri poezia do jete te ti si udhetare e botes per te ftuar Ëitmanin qe ne adoleshence te tronditi deri te Transtromer qe i dhe ze shqip.Me kete rast te pervjetorit te dites tende te lindjes, ne ate 13 maji 1948, kur kishe mbetur ne maternitet per 10 dite pasi babain veteran te luftes e kishin burgosur per mungese vigjilence, pasi nuk kishte treguar per shkrimtarin shokun e tij se do arratisej. Ti provove ngujimin qe ne shtepine e lindjes.Ndoshta si revansh i “burgosjes” tende 10 ditet e lindjes ne materniterin e Korces, sfidove boten dhe u bere shkrimtare. Sonte ku do mblidhemi per te thene: Jete te gjate e te lumtur!?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Publikuar më 01.07.2020
Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesi...

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare […]

Lexo më shumë

Disa fjalë të Meryl Streep që mund t’iu ndryshojnë jetën

Disa fjalë të Meryl Streep që mund t’iu ndryshojnë jetën

Publikuar më 24.06.2020
Aktroja e njohur Merly Streep, gjatë karrierës së saj mbahet...

Aktroja e njohur Merly Streep, gjatë karrierës së saj mbahet mend edhe për shumë fjalë të bukura mbi jetën, përballjen me njerëzit, mënyrën e jetesës e shumë të tjera. Më poshtë po i sjellim disa nga fjalët e Streep. “Nuk kam më durim për disa gjëra, jo për shkak se jam bërë arrogante, por thjesht […]

Lexo më shumë

Amerikani që adhuron Shqipërinë: Është vend perfekt, çfarë më ka çuditur më shumë nga shqiptarët

Amerikani që adhuron Shqipërinë: Është vend perfekt, çfarë më ka çuditur më shumë nga shqiptarët

Publikuar më 20.06.2020
Amerikani më i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri, Ben Wa...

Amerikani më i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri, Ben Washburn, tregon në një intervistë për “Shekulli”-n çfarë e ka bërë të bjerë në dashuri me vendin tonë dhe çfarë e habit më shumë nga traditat e kultura e shqiptarëve. Lorena Resulaj Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, me siguri nuk do ju […]

Lexo më shumë

Vdes në moshën 92-vjeçare motra e John Kennedy

Vdes në moshën 92-vjeçare motra e John Kennedy

Publikuar më 19.06.2020
Jean Kennedy Smith, motra e presidentit amerikan John F. Ken...

Jean Kennedy Smith, motra e presidentit amerikan John F. Kennedy, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Diplomatja që luajti një rol thelbësor në procesin e paqes në Irlandën Veriore, ishte e teta nga nëntë motrat e Kenedit.  Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj Kym Smith. Smith lindi në Boston […]

Lexo më shumë

Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

Publikuar më 18.06.2020
Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, ka vdekur në mos...

Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, ka vdekur në moshën 103-vjeçare. “Familja njofton me dhimbje të thellë për vdekjen e një prej këngëtareve më të dashura të Britanisë, në moshën 103-vjeçare”, është thënë në njoftimin e familjes së saj. “Dama, Vera Lynn, që ka jetuar në Ditçling, ka vdekur e rrethuar nga familja e saj e […]

Lexo më shumë

E mbani mend Alvinin? Sot ai feston ditëlindjen pranë familjes

E mbani mend Alvinin? Sot ai feston ditëlindjen pranë familjes

Publikuar më 03.06.2020
Kampioni Alvini, sot feston 12 vjetorin e lindjes. Pas 5 vit...

Kampioni Alvini, sot feston 12 vjetorin e lindjes. Pas 5 vitesh, larg familjes këtë 3 qershor Alvini ndodhet pranë tyre. Jeta e tij ka ndryshuar dukshëm dhe kjo duket nga fotot që postojnë herë pas herë familjarët e tij. Kujtojmë jeta e Alvini ndryshoi në moshën 6-vjeçare në dhjetor të 2014, Alvini shkoi në Siri […]

Lexo më shumë

Profil/ Kush ishte George Floyd, afro-amerikani që ngriti popullin amerikan në këmbë

Profil/ Kush ishte George Floyd, afro-amerikani që ngriti popullin amerikan në këmbë

Publikuar më 02.06.2020
George Floyd, 46 vjeç lindi në Karolinën e Veriut dhe u rrit...

George Floyd, 46 vjeç lindi në Karolinën e Veriut dhe u rrit në Houston të Teksasit, ku si i ri ishte sportist i mirë, kryesisht merrej me futboll dhe bastketboll. Ai u transferua në Minesota gjashtë vjet më parë, ku punoi si roje sigurie në klubet e natës dhe restorante. Miqtë e tij e  përshkruajnë […]

Lexo më shumë

“Ku të mbytem?!” Me flamurin amerikan, protesta e veçantë kundër Ramës, Berishës dhe Metës

“Ku të mbytem?!” Me flamurin amerikan, protesta e veçantë kundër Ramës, Berishës dhe Metës

Publikuar më 29.05.2020
Dilaver Nela ka protestuar sërish ditën e sotme në një tjetë...

Dilaver Nela ka protestuar sërish ditën e sotme në një tjetër mënyrë të veçantë. Ai mban në dorë flamurin amerikanë dhe një parullë e cila tregon rebelimin ndaj çdo klase politike në vend. “Rama thotë: E bëj Shqipërinë teatër; Berisha thotë: E bëj Shqipërinë Gërdec; Meta thotë: E bëj Shqipërinë, Venezuelë”, shkruhet në këtë parullë. […]

Lexo më shumë