×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të shkulësh përsëri “veshin e Eginit”

Arben Rrozhani

“Rama me veprime fizike i është avitur dhe e ka kapur në pjesën e kokës dhe të flokëve, duke e tërhequr me dhunë. Veprimi ka qenë i kryer për të shprehur jo vetëm dhunën fizike, por edhe sinjale të pastra poshtërimi, shpërfilljeje dhe fyese. Këtij veprimi të dhunshëm, diplomati i është përgjigjur vetëm me fjalë, duke i thënë që kjo është një sjellje aspak njerëzore dhe që nuk i kishte ngjarë kurrë më pare”. Ky është një pasazh i shkurtër nga objekti i Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë më 29 prill 2013, vetëm me votat e shumicës së djathtë për të ashtuquajturin incident të ndodhur në Vjenë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka, më 24 prill.

Egin Ceka, djali i arkeologut dhe politikanit të mirënjohur Neritan Ceka, dha dorëheqjen nga detyra dhe dëshmoi në komision. Me kaq u mbyll gjithçka dhe ende sot, pas 8 viteve nuk ka as fajtor, as të dënuar për këtë “gjëmë” që meritonte një komision hetimor parlamentar.

Historia 30-vjeçare e komisioneve parlamentare e tillë ka qenë, si “veshi i Eginit”, duke vërtetuar shprehjen lapidare se “Nëse dëshiron që diçka të mos zbulohet kurrë, atëherë krijo një komision hetimor”.

Janë ngritur me dhjetra komisione hetimore, nga i pari për masakrën e 2 prillit 1991 në Shkodër, kur u vranë 4 qytetarë; ai i dy Spartakëve (Braho dhe Ngjela) për trazirat e marsit 1997; veprimtarinë e firmave piramidale dhe ku përfunduan paratë e shqiptarëve; për hapjen e digës që përmbyti Tiranën e Re dhe Selitën në 2003; për vjedhjen e 220 milionë eurove në rrugën Durrës-Kukës, për të cilat u akuzua Lulzim Basha; për vrasjen e 4 qytetarëve në bulevard më 21 janar 2011; për privatizimin e OSHE-së dhe aferat e dyshuara për kalimin e saj te kompania CEZ; për çështjen “Tahiri” ku do të hetohej e diskutohej mbi veprimtarinë e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe kultivimin e trafikimit të lëndëve narkotike; për “veshin e Eginit”….dhe lista vazhdon pa fund.

Me gjithë këtë paradë të dështuar komisionesh hetimore parlamentare, Lulzim Basha, që nuk e di ende se është në opozitë kundër qeverisë, po tenton të ngrejë edhe tre komisione të tjera parlamentare që t’i gjejë punë vetes si kryeopozitar, duke mbyllur tre nga dhjetëra dosjet që fëlliqin shumicën e majtë dhe grabitin direkt xhepat e qytetarëve.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër zgjedhore e detajuar për të fituar një shumicë të pastër nga Edi Rama dhe raporti i OSBE/ODIHR-it e shkroi të zezë në të bardhë, ndaj nuk ka nevojë të hetohet tre muaj dhe të mbyllet pa lavdi, sepse këto zgjedhje i fituan patronazhistët e PS-së që vodhën të dhënat private dhe personale të shqiptarëve, ndërsa qeveria shkriu gjithçka nga asetet dhe funksioneve publike, fondet e rindërtimit, legalizimet në këmbim të votes deri te blerja direkte e votës dhe kontratat e përkohshme të punësimeve në administratën publike.

Çështja “Becchetti” është kosto 120 milionë euro që duhet të paguajnë shqiptarët për luftën personale dhe aspak parimore të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt me sipërmarrësin dhe s’ka nevojë fare për hetim, por për ndëshkim.

Inceneratorët janë një aferë mafioze dhe kriminale që nisi zyrtarisht në vitin 2017, me bekimin e kryeministrit Rama dhe të zëvendëskryeministrit të tanishëm Arben Ahmetaj, si një biznes me të ardhme të sigurtë që rrëmben mbi 400 milionë euro nga buxheti i shtetit, ku opozita ëndërron hisen e vet.

Këto të trija, mund të bëheshin edhe 300, sepse kjo shumicë, si edhe të kaluarat ka prodhuar vetëm skandale, por komisionet hetimore, vetëm sa i mbyllin kapakun  “gropave septike” të qeverisë. Por, meqë Lulzim Basha po i bën këto për show politik që të tregojë muskujt e opozitarit, taksirat e ka t’i sqarojë shqiptarët se çfarë ndodhi 8 vite më parë me “veshin e Eginit”, se janë shumë në merak.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fjala e Çezarit dhe “foltorja” e Berishës

Fjala e Çezarit dhe “foltorja” e Berishës

Publikuar më 15.10.2021
Pirro Naçi Ç’farë na mësoi Jul Çezari për udhëheqjen dhe dre...

Pirro Naçi Ç’farë na mësoi Jul Çezari për udhëheqjen dhe drejtimin… Ishte koha kur ai drejtonte nje nga ushtrinë më të fortë që kishte parë Roma dhe Evropa deri në atë kohë. Kishte marshuar dhe ishte përballuar me fitoren ndaj vdekje. Ushtarët e tij prisnin për të korrur atë që Çezari u kishte premtuar pas […]

Lexo më shumë

Sateliti “Rama”

Sateliti “Rama”

Publikuar më 15.10.2021
Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djesh...

Arben Rrozhani Ironia dhe sarkazma pasuan deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi do të lëshojë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë, për t’iu shtuar 7389 të tillëve që llogariteshin mbi kokat tona në prill 2021. Sot ai e përsëriti këtë deklaratë, edhe më serioz, dhe, sipas […]

Lexo më shumë

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Jo “Çomja i zi”, duhet shkrirë TRASH-RTSH-ja

Publikuar më 11.10.2021
Arben Rrozhani Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është p...

Arben Rrozhani Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllci, është prej të shtunës në paraburgim, i akuzuar për shpërdorim detyre me hapjen e një kanali bujqësor të televizonit publik të Shqipërisë. Një veprim që vetëm ka ekzaltuar armiqtë e shumtë të ish-drejtuesit, por që nuk jep asnjë shpresë për ringjalljen e një “përbindëshi” mediatik që vetëm gëlltit […]

Lexo më shumë

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Ja pse shqiptarët duhet të mbështetin rrjetin Panshqiptar të Diasporës

Publikuar më 06.10.2021
Silvana Begaj Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti ësh...

Silvana Begaj Pse Rrjeti Panshqiptar i Diasporës? Rrjeti është një organizatë gjithpërfshirëse pa dallime bindjesh, gjinie, statusi socialo-ekonomik i cili do të përfshijë grupe, shoqata apo individë të diasporës shqiptare në botë, që ashtu si unë, ashtu si ne, nuk janë dorëzuar për të drejtat e diasporës kudo ku ndodhen. Objektivat kryesore janë: 1- Mbrojtja […]

Lexo më shumë

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

As “opingat” e Berishës, as kostumi qeveritar i Bashës, por idealet e dhjetorit ‘90

Publikuar më 29.09.2021
Arben Rrozhani Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Fol...

Arben Rrozhani Sali Berisha do të jetë sot në Durrës me “Foltoren” e tij, me përkrahës të shtuar si nga baza ashtu dhe nga udhëheqja e vjetër. Njësoj si Fatos Nano në vitin 2000 që mbathte ‘opingat” për të bërë “catharsis” në PS-në e kapur nga Ilir Meta atëherë kryeministër, ai nuk po kërkon hiç […]

Lexo më shumë

Kim Mehmeti: Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës, atë e kallëm të gjithë ne!

Kim Mehmeti: Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës, atë e kallëm të gjithë ne!

Publikuar më 09.09.2021
Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur d...

Kim Mehmeti Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë poaq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt. Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën […]

Lexo më shumë

E bukura dhe bishat

E bukura dhe bishat

Publikuar më 02.09.2021
Arben Rrozhani Prej disa ditësh, media botërore i ka kushtua...

Arben Rrozhani Prej disa ditësh, media botërore i ka kushtuar vëmendje, dhimbje dhe protestë vrasjes brutale të Nourzan Al-Shammari, 20-vjeçares së njohur si “E bukura e Bagdatit”, që u vra nga tre burra me thikë, pasi kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj. Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim të madh në të gjithë Irakun, […]

Lexo më shumë

1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

1 Shtatori duhet të jetë Ditë e Shënuar Shtetërore

Publikuar më 31.08.2021
Si sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në mëngjes, ora 9...

Si sot 93 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në mëngjes, ora 9.12, “Asambleja Konstituente shpalli Shqipëninë – Mbretni demokratike, parlamentare dhe të trashigueme”. Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy […]

Lexo më shumë