×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të mos përjashtohen shqiptarët që jetojnë jashtë!

Alban DACI

Një betejë e rëndësishme është rotacioni politik, i cili sjellë një frymë të re dhe një kohezion të ri politik, duke e shkundur shtetin nga themelet bashkë me problematikat aktuale që, për fat të keq, i ka. Një betejë e rëndësishme e Presidentit, po në të njëjtën kohë, është ndalimi i fenomenit të boshatisjes së Shqipërisë. Sipas të gjitha të dhënave nga organizma kombëtar e apo ndërkombëtar, shqiptarët vazhdojnë e kërkojnë të largohen nga Shqipëria e për fat të keq, tashmë, ata që duan ta lënë Shqipërinë janë intelektualët dhe shtresa e mesme, ata që kanë biznese të vogla e të mesme, sepse Shqipëria është bërë, thuajse, e pajetueshme, sepse siguria është problem, liritë e të drejtat janë problem apo ashtu edhe gara e ndershme, meritokracia është në zgrip, thuajse nuk ekziston.

Armiku kryesor i intelektualëve dhe shtresës së mesme janë pushtetit aktual, që bashkë me disa oligarkë, e kanë privatizuar Shqipërinë dhe e kanë e vendosur në shërbimin e tyre.

Megjithatë, Shqipëria ka një realitet tjetër, për të cilin këtë herë e në këto zgjedhje po flitet shumë pak. E kemi fjalën për ata që, tashmë, janë larguar, të cilëve, sipas situatave dhe nevojave politike ju japin edhe emërtime të ndryshme, duke i emërtuar herë si emigrantë, herë si diasporë e herë të tjera si shtetas e qytetarë shqiptarë. Për shkak të pandemisë e mbylljes së kufijve, ndoshta në përgjithësi, këtë herë politika shqiptare nuk ua ka fare nevojën e për pasojë as nuk po i përmend fare. Kjo, ndoshta, lidhet edhe me faktin e mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë e kështu janë të sigurt, se shqiptarët që jetojnë jashtë nuk munden të vijnë për të votuar në Shqipëri.

Në fakt, Shqipëria këtë herë, e ndoshta si asnjëherë më parë, ka nevojë për një frymë të përbashkët dhe të përgjithshme për të bërë rotacionin. Pjesë e kësaj fryme duhet të jenë e duhet të konsiderohen edhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Po si mundet të jenë e të bëhen pjesë e kësaj fryme?

Së pari, duke i përfshirë. Nga shqiptarët që jetojnë jashtë ka plotë djem e vajza që mund të ngarkohen me përgjegjësi e mund t’u ofrohen përgjegjësi e pozicione konkrete, ku mund të kontribuojnë.

Së dyti, duke ju dhënë përgjegjësi. Përgjegjësia mund t’u jepet, duke i bërë pjesë konkrete të nismave dhe proceseve zgjedhore.

Së treti, duke i motivuar ta dashurojnë më shumë Shqipërinë e të ndjehen pjesë e saj.

E si mund të ndodh kjo? Mund të merret shembull Kosova që në dallim nga Shqipëria ju ka mundësuar të drejtën të votojnë, por jo vetëm kaq, shumica e liderëve i kanë bërë objekt propozimesh në fushatë elektorale, duke ju dhënë hapësirën që meritojnë. Kjo ka bërë që, një ditë para votimeve, mijëra qytetarë që jetojnë jashtë të kthehen në Kosovë e të votojnë.

Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë plotë problematika e këto problematika duhet të jenë pjesë e programeve politike bashkë me sugjerimet konkrete për t’u dhënë zgjidhje.

Në Shqipëri, deri tani togfjalëshi “Shqiptarët që jetojnë jashtë” nuk është pjesë e asnjë programi politik apo referencë e asnjë fjalimi apo diskursi politik nga partitë politike shqiptare. Kjo jo vetëm nuk është e drejtë, por po ashtu po nënvlerësohet roli e kontributi politik e zgjedhor që kanë mundësi të japin shqiptarët që jetojnë jashtë!

Pavarësisht se politika shqiptare ndër vite është marrë kryesisht me veten dhe vullnetin e përfaqësimit të saj e ka konsideruar brenda kufijve shtetëror është fakt se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë. Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë një sy, një vesh dhe kokën e kanë të kthyer nga Mëmëdheu dhe jo vetëm kaq, por sigurisht janë kontribuesit kryesor me dërgesat në para si dhe për investimet që kanë bërë dhe bëjnë në ekonominë e vendit. Kontributi i shqiptarëve që jetojnë jashtë, nëse llogaritet që me hapjen e kufijve pas 90 është më i rëndësishëm se buxheti i shteti dhe se donacionet e ardhura nga vendet e huaja. Dërgesat e shqiptarëve që jetojnë jashtë e kanë bërë më të lehtë situatën ekonomike të familjeve shqiptare dhe po ashtu kanë kontribuar në rritjen e mirëqenies së vendit. Nuk ka nevojë për të marrë shumë shembuj, mjafton të shikojmë Kamzën dhe Bathoren, këto dy vende janë zona urbane sot, fale dhe kryesisht të kontributit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Në këto 30 vite me thënë të drejtën kontributi dhe vëmendja e institucioneve shqiptare për shqiptarët që jetojnë jashtë ka qenë e vogël ose më mirë, le të themi, e papërfillshme. Duhet theksuar se institucionet shqiptare e kanë detyrim kushtetues për tu kujdesur e për të afruar shërbime dhe asistencë për shtetasit e saj që për nga dëshira apo nga halli kanë vendosur të jetojnë jashtë.

Emigracioni është një plagë e rënd, e cila mbetet e pashërueshme për këdo që ka këtë status dhe po ashtu dashuria e nostalgjia për vendin janë një ndër mundimet më të mëdha. Nuk është e lehtë të kuptohet mendja e një emigranti, ëndrrat e një emigranti apo vuajtjet e një emigranti. Për politikanët dhe politikën bëhet akoma më e vështirë, sepse janë mësuar në rehatllikun dhe privilegjet e pushtetit dhe as nuk kanë dëshirë apo arsye të mendojnë për vuajtjet dhe jetën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë.

Emigrantët i kupton vetëm ai që është në këtë status osë që e ka përjetuar “in primis” këtë eksperiencë. Ka plotë shprehje për emigrantët si: Guri i rëndë në vend të vet! Është e vërtetë, mund të arrish majat në emigracion, por dashuria dhe dhimbja që qëndron larg nuk shërohen kurrë dhe janë plagë që të shoqërojnë çdo kohë. Ka shumë emigrantë që duan të kthehen të jetojnë në Atdhe, të kontribuojnë apo të bëjnë investime, por vazhdimisht dhe sidomos në tetë vitet e fundit kanë gjetur barriera dhe mure. Sistemi i korrupsionit, informaliteti dhe standardet e dyfishta janë bërë problem jo vetëm për investimet e huaja, por edhe për vetë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe me të drejtë kërkojnë të investojnë në sektorët ekonomik të Shqipëri.

Shqiptarët që jetojnë jashtë ka një mohim të dyfishtë të drejtave politike, sepse një pjesë e mirë nuk gëzojnë shtetësitë e vendit ku janë rezident e në të njëjtën kohë Atdheu nuk ka menduar kurrë seriozisht për ta. Shqiptarët që jetojnë jashtë jo vetëm kanë të drejtë Kushtetuese të votojnë dhe të votohen nga shteti amë, por në të njëjtën kohë, shumë prej tyre kanë edhe vullnetin për të marr pejsë në jetën politike të vendit. Në fakt, në gjithë këto vite tranzicioni, politika shqiptare ka qenë e vazhdon të jetë një “tokë zanun”, askush nuk është rastësisht në politikën shqiptare e rrallë, por shumë rrallë ka që dikush ja kalë vetë, pa pasur lidhje të ngushta me establishmentin. Vitet e fundit janë përdorur eksperimente për të futur emigrantë në politikën shqiptare dhe këta politika është mundur t’i prezantoj si modele të rastësishme dhe suksese personale, por në fakt nuk është ashtu, sepse janë përsona që vijnë nga establishmenti dhe pasi janë larguar me komoditet në emigracion janë rikthyer si të priviligjuar në jetën politike.

Diaspora është sakrifikuar vazhdimisht dhe është vënë në shërbim të vendit, sa herë ka qenë nevoja. Prandaj, edhe këtë herë Diaspora jam i sigurt se do të jetë kontribuese e rëndësishme për rotacionin e pushtetit, por kjo duhet të jetë hera e fundit që politika shqiptare sillen me shpërfillje ndaj shtetasve shqiptarë që kanë vendosur të jetojnë jashtë, ose që janë “dënuar” nga rrethanat e jetës për të jetuar po jashtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ju lutemi na kolonizoni”/ Intelektualë dëgjoni, e ardhmja e Ballkanit nuk ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara e Ballkanit

“Ju lutemi na kolonizoni”/ Intelektualë dëgjoni, e ardhmja e Ballkanit nuk ka të ngjarë të jetë shumë e ndryshme nga e kaluara e Ballkanit

Publikuar më 03.05.2021
Jo shumë kohë më parë, mora pjesë në një bisedë në lidhje me...

Jo shumë kohë më parë, mora pjesë në një bisedë në lidhje me telenovelën e gjatë, e quajtur dialogu Prishtinë-Beograd. Nuk është për t’u habitur, shumica e pjesëmarrësve perëndimorë theksuan nevojën për përfshirje më të gjerë dhe më të thellë evropiane dhe – veçanërisht – amerikane në një raund tjetër të diplomacisë së zakonshme. Shumica […]

Lexo më shumë

Çfarë na mësuan këto zgjedhje?

Çfarë na mësuan këto zgjedhje?

Publikuar më 30.04.2021
Një popull që ka të përmbushura nevojat minimale fillon dhe ...

Një popull që ka të përmbushura nevojat minimale fillon dhe mendon. Të mendosh do të thotë të kuptosh e më pas të krijosh e të kërkosh. Të kërkosh! Kjo është e rrezikshme! Një popull që nuk ka nevoja minimale është dinjitoz dhe vendos denjësisht për ato zgjedhje që kontribuojnë në më të mirën e tij, […]

Lexo më shumë

Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!

Pa gjak! Nuk duam qeveri me duar të përgjakura!

Publikuar më 23.04.2021
Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fi...

Ne duam shpresë! Atë që na vratë këto dekada, atë duam të fitojmë në këtë 25 Prill! Ne duam shpresë, nuk duam të masni ju forcat duke derdhur gjak të pafajshëm për të fituar përsëri Ju! Se Shqipëria po hyn në ditët e fundit para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, ditës kur shqiptarët do t´u […]

Lexo më shumë

Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Karantina, që ata emigrantë të mos votojnë më 25 Prill!

Publikuar më 22.04.2021
Dje ministrja Manastirliu mbrojti vendimin e marionetave të ...

Dje ministrja Manastirliu mbrojti vendimin e marionetave të Boratit për të vendosur karantinën 14 ditore për emigrantët që vijnë në Shqipëri për Pashkë, duke e quajtur atë një vendim teknik. Së pari, në se ky vendim do të ishte teknik, përse nuk u mor në tetor ose nëntor, atëherë kur vendime të ngjashme merreshin në gjithë […]

Lexo më shumë

SPAK, një qen roje i PS

SPAK, një qen roje i PS

Publikuar më 19.04.2021
Nga Andi Bushati Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi La...

Nga Andi Bushati Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkullaku jemi bërë pjesë e një hetimi të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Fillimisht një grup oficerësh të policisë gjyqësore u shfaqën në zyrat […]

Lexo më shumë

Pse 5000 familje nuk i shtruan të afërmit me COVID, në spitalet ‘e rilindur’?!

Pse 5000 familje nuk i shtruan të afërmit me COVID, në spitalet ‘e rilindur’?!

Publikuar më 17.04.2021
Erion Dasho Sot nuk ka asnjë dyshim se përgjigja shqiptare n...

Erion Dasho Sot nuk ka asnjë dyshim se përgjigja shqiptare ndaj COVID-it ka dështuar në çdo aspekt. 10 mijë e dyqind vdekjet shtesë të konfirmuara nga sistemi i gjendjes civile janë argument i pakundërshtueshëm i masakrës që ka ndodhur me shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Por, epidemia tregoi edhe diçka tjetër. Ajo i tregoi […]

Lexo më shumë

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

Publikuar më 14.04.2021
Arben Rrozhani Kryeministri Rama sapo bëri një diversion pol...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama sapo bëri një diversion politik rrugës për në Dibër. Në njërin nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” inskenoi një takim të rastësishëm me një mbështetës të PD-së, siç e tregonte maska dhe iu drejtua të gjitha mbështesve të PD-së se pas 25 prillit do t’i nxirrte nga tuneli. “Do fitoni ju […]

Lexo më shumë

Lëreni pranverën të vijë!

Lëreni pranverën të vijë!

Publikuar më 07.04.2021
Silvana Begaj E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumic...

Silvana Begaj E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumicën e rasteve, është e vërteta të cilën njerëzit preferojnë të mos e dëgjojnë! (H.S.Agar) Por, Lëreni pranverën të vijë. Me të del Dielli. Ai diell që i jep jetë cdo qenieje, ai diell që lë zbuluar cdo padrejtësi. Dielli që bën sythat të […]

Lexo më shumë