Të mësojmë online, platforma e dhuruar nga studenti Dean Çelaj

Foto 1 nga 2 Pas Para

Nga 10 marsi, platforma Alademi.al ofron 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12. Idea, realizimi dhe financimi i 23-vjeçarit, studentit ekselent të universitetit UCL në Londër për mësimdhënien online falas. Prej disa ditësh, qindra mijëra nxënës në mbarë vendin kanë mundësinë që të nxënë dijet në distancë.

Mbyllja e shkollave prej coronavirusit, deri më 23 mars, nuk do të thotë që të ndërpritet procesi mësimor, qoftë edhe online. Ndaj sot ka shumë vlerë platforma e një djali shqiptar, që arriti t’u krijojë mundësinë nxënësve dhe mësuesve që të bashkëveprojnë për të vijuar mësimet në kushte të jashtëzakonshme. Kjo nuk do të ishte e mundur pa idenë, realizimin dhe financimin e 23-vjeçarit Dean Çelaj, krijues i plarformës Akademi.al, e cila ofron, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, mësimdhënien online falas.

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, ku ndërprerja e procesit arsimor ishte masa e parë, zgjidhjen e dha platforma Akademi.al, e cila ofron një zgjidhje të shkëlqyer për të gjithë nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 12-të dhe në vijimësi është duke u pasuruar për të gjitha klasat dhe për lëndë të tjera mësimore. Ndihmën më të madhe për të gjithë fëmijët që nuk mund të vazhdojnë shkollën e dha studenti ekselent i universitetit UCL në Londër i laureuar me ‘First Clas’ këtë vit. Çela, platformën unike të mësimdhënies online të krijuar prej tij e vendosi në dispozicion falas për të gjitha familjet shqiptare.

Dean Celaj e prezantoi këtë inisiativë së bashku me ministren e Arsimit, Besa Shahini, më 10 mars. Platforma ofron 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12. Mjafton që të regjistrohesh për të patur mundësinë që të hysh në platformë dhe të marrësh leksionet. Sipas ministres së Arsimit, Shahini, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do të adresohen edhe me video nga mësuesit dhe do të publikohen në platformë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet