
Arben Rrozhani
Ndërsa Edi Rama edhe kërkonte falje për rrjedhjen e pagave të mbi 630 mijë personave; akuzonte si këto 8 vite se “fajin e ka Saliu”; spiropalizohej dhe justifikohej se këto ndodhin edhe në SHBA, Kanada dhe bëhen edhe filma; se dikush nga brenda i nxorri të dhënat jashtë, nëpër celularë doli lista me pagat e prillit 2021, me 60 mijë rrogëtarë më shumë. Me këto ritme dhe me këtë mosreagim qeveritar dhe institucional, deri në fund të vitit nuk është çudi që të dalin edhe rrogat e mbi 2 milionë emigrantëve.
Rrjedhja e databazës me rrogat nuk është çudi dhe as e papritur. Rama tha se ajo ka muaj që qarkullon në “Tik Tok” dhe po përdoret tani me qëllime të caktuara, duke aluduar për puç ndaj qeverisë së tij. Asgjë nuk është e rastësishme. Është pjesë e qeverisjes së fuksave, patronazhistëve që u zbuluan përpara zgjedhjeve të 25 prillit, me vrerin dhe qorrllëkun e tyre militant ndaj partisë në pushtet. Rama i mbrojti para dhe pas fitores, nuk kërkoi dhe as ka ndërmend të kërkojë falje për rrjedhjen e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve.
Ai u krenua me patronazhistët dhe tha se ata po sakrifikonin nga koha e tyre e lirë për të bërë fushatë shpirtërore me elektoratin. E kanë mashtruar dhe i janë verbuar sytë për atë pjesë që në shumicë përfaqëson llumin e shoqërisë. Si patronazhisti im, një sekser gjyqesh, përzënë nga vëllezërit si kumarxhi, që për shërbimet e ndyra duke shpërndarë të dhëna të rreme, ka përfituar padrejtësisht nga pushteti i fuksave. Dhe si ai janë mijëra të tjerë që rëndom kanë qëlluar fqinjë, ose kolegë në punë. Edi Rama u dha zemër këtyre delenxhinjve duke i mbrojtur publikisht si kontributorë të fitores së mandatit të tretë dhe që deklaron se do t’i përdorë edhe për të katërtin.
Ndaj dhe do të kemi rrjedhje të reja të të dhënave personale, aq sa ka mbetur pa dalë edhe rregjistri i lidhjeve jashtëmartesore. Për këtë nuk mund të fajësohet aspak as dixhitalizimi, as e-govenrment, as E-Albania, e cila ka lehtësuar përdorimin e qindra shërbimeve për individët dhe bizneset.
Problemi është se në duart e kujt kanë rënë dhe si përdoren të dhënat personale, në mungesë të qeverisë, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe veçanërisht kur në krye të gjithçkaje është një kryefuks.
P.S. Sapo më erdhi databaza me rrogat e janarit 2021 dhe më premtuan se do të më sjellin të tjera, më të freskëta. Po publikoj vetëm pagat e ministrave të “Rama 2” dhe kryebashkiakut Veliaj, edhe ky b***thë e br***kë me patronazhistët.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply