“Të duket sikur tavani po të bie mbi kokë”, Ilda Bejleri flet me lot në sy për ditët e izolimit në shtëpi

Ilda Bejleri ka treguar së fundmi për ndjekësit e saj në “Instagram” se si i ka kaluar 15 ditë në shtëpi, duke e cilësuar si një nga eksperiencat më stresuese. Moderatorja e njohur sportive përmes një video të gjatë ka rrëfyer me lot në sy dhe e emocionuar se e ka pasur shumë të vështirë të menaxhojë ankthin gjatë këtyre ditëve.

“Pavarësisht se njerëzit duket se e kalojnë kohën duke gatuar, duke bërë palestër, e të gjitha këto, për mua kanë qenë të vështira. Ankthi është një nga ato armikët kryesor në këto moment, përveç koronavirusit. Stresi mbi të gjitha, që të duket sikur tavani po të bie mbi kokë. Është diçka që duket sikur po të merr frymën”, është shprehur Ilda.

Më pas moderatorja ju ka bërë thirrje të gjithëve që të mundohen të qëndrojnë të qetë dhe besojnë sa më shumë në Zot dhe të luten që e gjithë kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

“Dua të them që mbi të gjithë duhet të qëndrojmë të qetë. Unë të paktën e kam gjetur qetësinë time duke besuar tek Zoti, sepse realisht në ka një moment që ti duhet të kesh besim tek perëndia, është ky kur njerëzit duhet të reflektojnë dhe t’i lutemi shumë Zotit që e gjitha kjo të kalojë. Duhet të bëjmë shumë kujdes, pavarësisht faktit që nuk kemi shifra shumë të mëdha të infektuarish apo nuk jemi në situatën e Italisë dhe Spanjës, por e gjitha kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse ne nuk qëndrojmë në shtëpi apo nëse nuk mendojmë të izolojmë veten apo të mbrojmë njerëzit që duam më shumë”, ka thënë Bejleri.

View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet