
Tre shtetas shqiptarë, të dënuar në Britaninë e Madhe për pedofili, rrëmbim personi dhe trafikim të lëndëve narkotike do të ekstradohen drejt vendit tonë. Mediat britanike raportojnë se Anglia do të ekstradojë disa të burgosur që janë dënuar aty për vepra të ndryshme penale. Një nga të ekstraduarit është dënuar me 18 vite burg, pasi u akuzua për trafik droge, që kapte vlerën e dy milionë paundëve. Shqiptari i dytë i ekstraduar sot ishte dënuar me tre vite burgim, pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. Ndërsa personi i tretë ishte dënuar me 4 vjet burg, pasi akuzohej për rrëmbim personi, si dhe ushtrim dhune.
Muajin e kaluar, u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar 190 shtetas shqiptarë të cilët kishin kryer krime. Midis tyre ishin kriminelë të dënuar për vepra të ndryshme, ku më saktësisht: dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për krime të dhunshme duke përfshirë dëmtimin e vërtetë trupor dhe lëndimin e rëndë trupor.
Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply