Tallja në kohë karantine

Koço Kokëdhima

Në kulmin e epidemisë së coronavirusit, me një popull të tërë të izoluar, pa punë dhe pa mjete jetese, elita e vjetër politike vijon agjendën e saj si në gjithë 23 vitet e shkuara. Sot shumica u mblodh për të zgjatur afatin e Komisionit Hetimor ndaj kreut të shtetit, në një kohë kur shteti ka kyçur dhe paralizuar gjithçka, ndërsa qindra-mijëra njerëz janë në kufijtë e urisë, pas tri javëve në izolim.

Elita e vjetër politike i mban ndezur konfliktet e sajuara politike për të larguar vëmendjen nga dhjetra problemet e rënda që po kalon vendi. Mbi 10 mijë shqiptarë janë ende të pastrehë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019 dhe epidemia e coronavirusit i ka shtyrë projektet e Rindërtimit.

Qeveria u ka ofruar një kafshatë bukë qindra mijëra të ngujuarve të papunë për muajin prill, por ekonomia dhe jeta sociale nuk kanë asnjë ndihmë dhe shpresë për financim. Ekonomia reale e Shqipêrisë ka ngrirë dhe po shkon drejt rrënimit të plotë, financat e shqiptarëve janë në gjendje “shock”-u dhe po shkatërrohen. As kjo panoramë e zymtë nuk e ndalon talljen e partive të vjetra dhe ‘baballarëve të kombit’ me shqiptarët, siç kanë bërë prej vitit 1997, me marrëveshjet e tyre që kanë përmbysur sundimin e ligjit dhe pluralizmin.

Kacafytjet e tyre për pushtet na kujtojnë se marrëveshja apo lufta për të mbajtur a ndarë gjithçka mes tyre është e vetmja gjë që funksionon këtu. Popullit të zhveshur nga të gjitha pushtetet i vijnë fatkeqësi si nga marrëveshjet edhe nga lufta mes tyre. Rrënimi i vendit në të vërtetë nuk erdhi as nga tërmeti dhe as nga virusi COVID-19, por nga elita e vjetër politike. Pa demokratizuar Shqipërinë dhe pa larguar këtë elitë politike nuk kemi shpëtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Vlonjati says:

    Z. Koçi, po ju ku e fusni veten, te elita e vjeter apo e re? E di qe do e fshini komentin tim por s’ka gje, une bej punen si ushtar…

Të tjera

Abissnet