Takimi i Bashës në Shkodër/ I riu: Kemi mbetur aq pak, sa s’po bëhemi dot as për kalçeto

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal sot në qytetin e Shkodrës në vijim të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Kryedemokrati theksoi se situata me korrupsionin në vend është më keq se sa 6 vite më parë, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore.

Basha theksoi se plaga më e madhe, është plaga e emigracionit të rinisë. “Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, tha Basha.

Ndërkohë nuk munguan as batutat pikante, ku një i ri i tha kryedemokratit se në zonën e tij kishin mbetur aq pak të rinj sa s’po bëhen dot as për të luajtur futboll në kalçeto.

“Koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë t’i japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, është shprehur Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet