
Grabitjet në Angli, fatkeqësisht po kthehen në modë. Objektivat më të sulmuar janë futbollistët, të cilët realisht kanë arritur të krijojnë një pasuri për t’u pasur zili, pasi dihen pagat e tyre në kampionatin anglez.
Futbollisti i radhës që është sulmuar, është ish-futbollisti i Liverpool dhe tashmë i Derby County, Andre Wisdom. 27 vjeçari u plagos me thikë nga grabitësit, pasi ndodhej në shtëpi gjatë kohës kur shtëpia e tij u thye.
Mediet britanike raportojnë se Wisdom është shtuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë disa plagë. Wisdom ka luajtur 21 ndeshje për ekipin e Liverpool në vitin 2012, ndërsa më pas ka shëtitur në disa skuadra tjera angleze.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply