Suel Çela u shpall i pafajshëm, reagon PD: Ata që blejnë vota për Edi Ramën janë të paprekshëm!

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Suel Çelën, i akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate, Partia Demokratike, shprehet se shpallja i pafajshëm i Çelës është bërë oër faktin se ai është një “shërbëtor” i pushtetit të Edi Ramës.

“Ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm! Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi”-shkruhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm! Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi. Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit. Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet