Stuhia ‘Humberto’ pritet të godasë ishujt Bahamas

Stuhia tropikale ‘Humberto’ është afruar pranë pjesëve tashmë të shkatërruara të ishujve Bahamas, vend ky, që para dy javësh u godit nga një uragan i fuqishëm.

Erërat e fuqishme dhe shirat pritet të godasin ishujt Bahamas dhe meteorologët thonë se kjo stuhi mund të shndërrohet në uragan në fund të javës.

Kjo stuhi do të zhvendoset për në veriperëndimtë Bahamasit gjatë së shtunës dhe më pas do të drejtohet për në brigjet lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme.

Stuhia ‘Humberto’ ka erëra që mund të arrijnë deri në 65 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të shndërrohet në uragan të dielën.

Ishujt Bahamas gjatë këtij muaji u goditën nga uragani i kategorisë së pestë, ‘Dorian’.
Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë se 50 persona kanë vdekur nga uragani Dorian, ndërkohë që numri pritet të rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet