×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Studimi i ri: Vaksina Johnson & Johnson, më pak efektive ndaj varianteve të COVID-19

Sipas një studimi të ri, vaksina Johnson & Johnson me një dozë kundër COVID-19, mund të jetë më pak e efektshme kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut arritën në këtë përfundim, pasi kryen testimin laboratorik të mostrave të gjakut nga vullnetarët.

Nathaniel Landau, studiuesi kryesor, tha se vaksina Johnson & Johnson nuk siguron të njëjtën mbrojtje ndaj varianteve të COVID-19 si vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna, të cilat përdorin teknologjinë RNA.

Studimi, i postuar në internet të martën, nuk është analizuar nga shkencëtarë, nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore dhe nuk pasqyron efektet e vaksinës në realitet. Por përfundimet janë të ngjashme me studimet e tjera që tregojnë se vaksinat me një dozë si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa për të luftuar variantet Delta dhe Lambda.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se përhapet më lehtësisht sesa variantet e tjera. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se Delta tani përbën 83% të rasteve të reja në vend.

Johnson & Johnson kohët e fundit publikoi një studim që tregon se një dozë e vetme e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Delta për deri në tetë muaj.

Por studiuesi Landau thotë se rezultatet e studimit të Universitetit të Nju Jorkut mbështesin teorinë që tregon se një dozë e dytë e vaksinës Johnson & Johnson është e nevojshme./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Europë, protesta kundër vaksinimit me detyrim

Europë, protesta kundër vaksinimit me detyrim

Publikuar më 28.07.2021
Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksionev...

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave. “Flatten the curve”, “të ulet kurba” është një ndër sloganet e pandemisë së koronavrusit. Me këtë parullë […]

Lexo më shumë

Rriten infektimet e COVID-19 në Greqi: 3.593 raste të reja dhe 8 vdekje

Rriten infektimet e COVID-19 në Greqi: 3.593 raste të reja dhe 8 vdekje

Publikuar më 27.07.2021
Greqi njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike t...

Greqi njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 3.593, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 482,145 (ndryshim ditor + 0,9%), nga të cilat 51.2% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë

(VIDEO) Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona

(VIDEO) Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona

Publikuar më 27.07.2021
Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik...

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për tu kthyer në atdhe. Media kroate 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë. Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti […]

Lexo më shumë

Pse Merkel zgjodhi Rusinë në vend të SHBA-së në lidhje me Nord Stream 2

Pse Merkel zgjodhi Rusinë në vend të SHBA-së në lidhje me Nord Stream 2

Publikuar më 27.07.2021
Vetëm disa javë para zgjedhjeve në Gjermani, kancelarja e ve...

Vetëm disa javë para zgjedhjeve në Gjermani, kancelarja e vendit, duke injoruar protestat me zë të lartë nga Evropa Lindore, fiton një marrëveshje historike për një tubacion gazi nën Balltik që do të forcojë ndikimin e liderit të Rusisë mbi sigurinë energjetike të Evropës. Nëse kjo tingëllon si një përshkrim i mesit të korrikut 2021, […]

Lexo më shumë

Austria kundërshton përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me projektin ushtarak të BE-së

Austria kundërshton përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me projektin ushtarak të BE-së

Publikuar më 27.07.2021
Vjena ka kundërshtuar kërkesën zyrtare të Turqisë në maj, pë...

Vjena ka kundërshtuar kërkesën zyrtare të Turqisë në maj, për të marrë pjesë në një nga politikat kryesore të mbrojtjes dhe të sigurisë të BE-së, të njohur si Kuadri i Përhershëm i Strukturuar i Bashkëpunimit (PESCO), duke treguar përkeqësimin e vlerave demokratike të vendit dhe marrëdhëniet me BE. Sipas ministres austriake të mbrojtjes, Klaudia Tanner, […]

Lexo më shumë

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

Publikuar më 27.07.2021
Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronav...

Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,987 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, në 24 orët e kaluara u shëruan 16 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten […]

Lexo më shumë

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Publikuar më 27.07.2021
Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkan...

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me iniciativën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ditë më parë tha se së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, do të angazhohet […]

Lexo më shumë

Zjarri ‘mbërthen’ Greqinë, digjen shtëpi dhe makina (Foto-Video)

Zjarri ‘mbërthen’ Greqinë, digjen shtëpi dhe makina (Foto-Video)

Publikuar më 27.07.2021
Shtëpitë e para në zonën e Rodopolis në Greqi, janë djegur n...

Shtëpitë e para në zonën e Rodopolis në Greqi, janë djegur nga zjarri që nisi herët në pasdite në një zonë pyjore midis Stamata dhe Rodopoli, Atikë. Në këtë kohë fronti i zjarrit është transferuar nga Stamata në Rodopolis dhe Dionysos. Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin që tashmë po djeg disa shtëpi në […]

Lexo më shumë