×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Studentja me Covid te Politekniku sjell përplasje/ Pedagogët kundër provimeve online, të rinjtë: Nuk kthehemi në auditor!

Studentja me Covid në Universitetin Politeknik sjell përplasje dhe frikë. Ata shprehen për “Shekulli”-n të shqetësuar për situatën ku ndodhen. Luan Myrtaj, pedagog: Nuk kemi kushte për të zhvilluar provimet online. Andrea Maliqari, rektor: Sezoni i provimeve nuk do të shtyhet. Klejda Rrapaj studente: Rikthimi i rrezikshëm

Enida Vërça

Një studente e vitit të tretë në Universitetin Politeknik dyshohet të jetë prekur nga Covid-19 pasi familja e saj ka rezultuar më herët e infektuar. Frika për zhvillimin e procesit të provimeve në auditor ka bërë që rektori i universitetit të pezullojë zhvillimin e tyre në auditor. Fakulteti do të qëndrojë i mbyllur deri në vendimin e Institutit të Shëndetit Publik, teksa është anuluar provimi i sotëm, në lëndën e Inxhinierisë Informatike. Pedagogët dhe studentët shprehen për “Shekulli”-n të shqetësuar për çështjen, teksa theksojnë se zhvillimi i provimeve online nuk është zgjidhja e duhur. Luan Myrtaj, pedagog në këtë universitet shprehet se provimet nuk mund të zhvillohen nëpërmjet internetit për aq kohë sa nuk plotësohen kushtet. “Nuk janë kushtet që të ketë kamera për çdo student që të vëzhgohen gjatë këtij procesi. Ne i kemi provimet me shkrim dhe me gojë. Internet nuk ka, mjetet nuk janë, kështu që nuk mund të zhvillohet. Ka shumë vende jashtë që i bëjnë provimet online, por kanë kushtet, me kamera, lidhje direkt etj. Tek ne mungojnë të gjitha këto. Ne i kërkuam universitetit t’i bënte klasat me kamera, nuk na i bëri”, thotë ai.

Frika

I pyetur se çfarë metode propozon për zhvillimin e provimeve, pedagogu thotë se mjafton zbatimi në mënyrë rigoroz i rregullave anti-Covid dhe ato mund të jepen pa asnjë problem. “Pas kësaj situate, sigurisht që është frikë, por provimet duhen bërë. Unë nuk mendoj se provimet duhet të shtyhen. Ajo që unë propozoj është të hapen hapësirat nëse nuk na mban klasa dhe provimi të zhvillohet për disa ditë. Pandemia mund të zgjasë për një kohë të gjatë, por nëse respektohen të gjitha rregullat nuk ka pse të ketë frikë. Mbase virusi do të zgjasë me vite, por nuk mund t’i lëmë provimet pa i zhvilluar për vite me radhë”, saktëson Myrtaj. Pedagogu komenton edhe zhvillimin e mësimit online gjatë kësaj periudhe, ku sipas tij nuk ka funksionuar. “Degët e Inxhinierisë duan me patjetër prezencë fizike, ndryshe nuk mund të kuptohen nga studentët. Mësimi online nuk ka funksionuar”.

Studentët

Klejda Rrapaj, studente në këtë fakultet thotë për “Shekulli”-n se janë informuar mëngjesin e kësaj të hënë për rastin. “Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës njoftoi që provimet e sezonit veror në këtë universitet do të zhvillohen online si rrjedhojë e infektimit të një prej studentëve të këtij universiteti. Njoftimi fillimisht na u bë nëpërmjet email-it të shkollës. Në këtë situatë rikthimi në auditore për zhvillimin e provimeve do të ishte i rrezikshëm për studentët dhe pedagogët”, thotë ajo. Edhe për Klejdën problemi më i madh është aksesi në internet. “Jo të gjithë studentët kanë patur akses në internet për zhvillimin e mësimit online e jo më për provimet online. Ne kemi bërë një anketim lidhur me këtë çështje dhe sipas përgjigjeve të studentëve rreth 45% e tyre nuk kanë patur akses në mësimin online. Ministria e Arsimit duhet të marrë masa për pajisjen e të gjithë studentëve me internet dhe aparaturat e nevojshme në mënyrë që zhvillimi i provimeve online mos të jetë diskriminues ashtu siç rezultoi mësimi online. Mosfrekuentimi i auditorëve për të zhvilluar tashmë edhe provimet duhet të risjellë në vëmendje mungesën e shërbimeve universitare në këtë vit akademik dhe peticionin e studentëve që ju dorëzua Ministrisë së Arsimit para disa javësh për anulimin e tarifave. Në këto kushte nuk është e drejtë të paguajmë për një shërbim që nuk po e marrim”, thotë ajo.

Rektori

Andrea Maliqari, rektori i universitetit ka sqaruar mbi gjendjen e studentes dhe se tashmë në këtë fakultet ka nisur dezinfektimi. Ai u shpreh se dyshohet që një studente e vitit të tretë është e infektuar, pasi më herët nëna e saj ka rezultuar pozitive. “Dyshohet për një studente me Covid. Studentja  është e vitit të tretë te FTI. Ajo shfaqi shenja të Covid. Ndërkohë nëna e studentes ka rezultuar me Covid me herët. Ajo ka qenë në provim para 5 ditësh”, tha Maliqari  Rektori tha se ajo ka shfaqur shenja të Covidit, teksa ka shtuar se e gjithë kjo situatë i ka bërë të mendojnë si mundësinë më të mirë zhvillimin e provimeve online. “Ne nuk do anulojmë sezonin e  provimeve, ato do të  zhvillohen online”, përfundoi ai.

Njoftim

“Shekulli” ka siguruar edhe e-mailet që kanë mbërritur në adresën e studentëve, ku thuhet se do të pezullohen provimet për shkak të rastit deri në një njoftim të dytë. “Është konfirmuar një studente e FTI-së viti i tretë është prekur dhe ka dal pozitive me COVID-19. Për këtë arsye për të ndaluar përhapjen e pandemisë. Ju njofton vendimin për pezullimin menjëherë të sezonit të provimeve të verës në FTI! Ku pezullim do vazhdojë deri në një njoftim të dytë për fillimin dhe mënyrën e kryerjes së provimeve!”, bëhet me dije në një nga njoftimet.

          E-maili i ardhur në adresën e studentëve

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Publikuar më 05.08.2020
Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë apliku...

Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë aplikuar për një degë në universitet e kanë tashmë këtë mundësi. Në ditën e mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të […]

Lexo më shumë

Beteja për universitetet, studentët i dërgojnë letër Metës: Mos dekreto fituesit

Beteja për universitetet, studentët i dërgojnë letër Metës: Mos dekreto fituesit

Publikuar më 28.07.2020
30 korriku shënon zgjedhjet në universitet publike për rekto...

30 korriku shënon zgjedhjet në universitet publike për rektorë dhe dekanë. Edhe pse ka patur shumë qëndrime kundër, duket se situata në të cilën ndodhemi nuk arriti t’i pezullojë këto zgjedhje. Zëri që i ka kundërshtuar më fortë, është ai i studentëve. të rinjtë shprehen se nuk mund të ketë zgjedhje pa studentë. Për këtë […]

Lexo më shumë

Thellohet skandali i zgjedhjeve në universitete, Komisioni i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë për vlerësimin e kandidatëve

Thellohet skandali i zgjedhjeve në universitete, Komisioni i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë për vlerësimin e kandidatëve

Publikuar më 27.07.2020
Këshilli i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit...

Këshilli i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit për vlerësimin e kandidatëve në universitete mbi punimet shkencore. Studenti Çeldo Brahimaj thotë se kandidatët nuk kanë marrë vlerësim në lidhje me gradët shkencore. Procesi është zëvendësuar me një vetëdeklarim të thjeshtë. Të pyetur nga “Shekulli”, universitetet nuk kanë dhënë përgjigje Enida Vërça Kanë mbetur […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 30 korrikut, studenti: Debatet janë politike, nuk përfaqësojnë problemet tona reale

Zgjedhjet e 30 korrikut, studenti: Debatet janë politike, nuk përfaqësojnë problemet tona reale

Publikuar më 24.07.2020
Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për...

Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për t’i përfaqësuar ata në Senatin Akademik në Fakultetin e Drejtësisë. Studenti ndan me “Shekulli”-n platformën dhe objektivat. I riu thotë se debati për zgjedhjet është politizuar dhe nuk është në interes të studentëve Enida Vërça Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për […]

Lexo më shumë

“Ka pedagogë dhe studentë të infektuar me Covid”, Shahini: Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 korrik

“Ka pedagogë dhe studentë të infektuar me Covid”, Shahini: Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 korrik

Publikuar më 23.07.2020
Edhe pse ndodhemi në kushtet e pandemisë, ku nuk lejohen gru...

Edhe pse ndodhemi në kushtet e pandemisë, ku nuk lejohen grumbullimet, për ministren e Arsimit, Besa Shahini ky fakt nuk do të ndikojë në zhvillimin e zgjedhjeve për universitetet në datën 30 korrik. Duke folur nga foltorja e Kuvendit në interpelancë e deputeten Fatjona Dhimitri, Shahini u shpreh se tashmë të gjithë studentët mund të […]

Lexo më shumë

Nuk ndalen studentët, depozitojnë kërkesën për rritjen e peshës së votës me 30%

Nuk ndalen studentët, depozitojnë kërkesën për rritjen e peshës së votës me 30%

Publikuar më 22.07.2020
Studentët kanë depozituar paraditen e kësaj të mërkure nismë...

Studentët kanë depozituar paraditen e kësaj të mërkure nismën ligjore për peshën e votës, me 30 % në universitet, nga 10 % që është aktualisht. Përfaqësuesi i ligjor i tyre, Marash Logu në një deklaratë për mediet u shpreh se vetëm nëpërmjet rritjes së peshës së votës mund të përfaqësohet të drejtat e të rinjve. […]

Lexo më shumë

Përse duhet të shqetësohemi për zgjedhjet në universitete?

Përse duhet të shqetësohemi për zgjedhjet në universitete?

Publikuar më 21.07.2020
Nga Agred Tafaj Që në krye të herës e kam shprehur dhe po e ...

Nga Agred Tafaj Që në krye të herës e kam shprehur dhe po e rishpreh shqetësimin tim të thellë për zgjedhjet në Universitetin  e Tiranës, e mesa duket një situatë e këtillë qenkësh e pranishme edhe ne universitetet e tjera. Dy vite më parë ne studentët shpërthyem në një protestë të fuqishme ku në një mënyrë ose në një tjetër, thelbi i shqetësimit ishte ligji, autonomia universitare dhe liria […]

Lexo më shumë

Rektorët dhe dekanët kandidojnë me veten, shkeljet flagrante në zgjedhjet e 30 korrikut për universitetet

Rektorët dhe dekanët kandidojnë me veten, shkeljet flagrante në zgjedhjet e 30 korrikut për universitetet

Publikuar më 16.07.2020
Beteja për zgjedhjet në universitet/ Marash Logu thotë për “...

Beteja për zgjedhjet në universitet/ Marash Logu thotë për “Shekulli”-n se 60 % e të rinjve nuk marrin dot pjesë në zgjedhjet e 30 korrikut. Ai tregon të gjitha shkeljet e këtij procesi, teksa shton se disa universitete në rrethe kanë vetëm një kandidat. Javën e ardhshme pritet interpelancë me ministren e Arsimit Enida Vërça […]

Lexo më shumë